LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Bennett ia kthen letrën Kurtit: Izraeli do t’ju ndihmojë në ruajtjen e monumenteve me vlerë universale kulturore

Kryeministri Bennett ia kthen letrën Kurtit: Izraeli do t’ju ndihmojë në ruajtjen e monumenteve me vlerë universale kulturore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar nga kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, përgjigje në letrën që ia pati dërguar atij dhe kryeministrave e presidentëve të 56 vendeve të botës.

“Në letër, kryeministri Kurti ka shprehur pikëpamjet e Republikës së Kosovës mbi trashëgiminë kulturore dhe rëndësinë e mbrojtjes së saj”, thuhet nw njoftimin pwr media nga Zyra e Kryeministrit.

Duke iu falënderuar për letrën, kryeministri Bennett shprehet mirënjohës që Kryeministri Kurti ka ndarë pikëpamjet e tij me të dhe me liderët tjerë botërorë lidhur me temën e rëndësishme dhe delikate të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.


“Izraeli me kënaqësi do t’ju ndihmojë në ruajtjen e monumenteve me vlerë universale kulturore, si dhe do t’ju ndihmojë në përkushtimin e vëmendjes për to, si dhe për shndërrimin e tyre në një destinacion turistik. Ne kemi një përvojë të madhe me objektet tona kulturore në Izrael, e sidomos në Jerusalem, dhe atë që ne e dimë në këtë aspekt, me kënaqësi do ta ndajmë me ju,” thuhet në letër.

Në emër të Qeverisë së Izraelit, kryeministri Bennett, shprehë falënderimin për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori