LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Avdullah Hoti pret Haxhi Krasniqin: Me punë të palodhshme dhe përkushtim, ai e ka sjellë në Kosovë titullin e Kampionit të Botës

Kryeministri Avdullah Hoti pret Haxhi Krasniqin: Me punë të palodhshme dhe përkushtim, ai e ka sjellë në Kosovë titullin e Kampionit të Botës

Kryeministri Avdullah Hoti e ka pritur dhe uruar boksierin Haxhi ‘Robin’ Krasniqi pas shpalljes së këtij të fundit kampion i botës në boks, ndërsa nuk ka munguar edhe një dekoratë.

Haxhi Krasniqi mposhti gjermanin Dominic Boesel pas vetëm tre raundesh dhe fitoi titullin në kategorinë gjysmë të rëndë.

Ky titull kampion botë nga boksieri nga Juniku ka bërë që në Kosovë të ketë gëzim të madh dhe krerët e shtetit nuk kanë hezituar ta presin dhe ta dekorojnë.


Presidenti Thaçi nderon Haxhi Krasniqin me Medaljen Presidenciale të Meritave
Lexo po ashtu Presidenti Thaçi nderon Haxhi Krasniqin me Medaljen Presidenciale të Meritave

I tillë është edhe kryeministri Avdullah Hoti, i cili e ka pritur, uruar dhe dekoruar Haxhi Krasniqin, pas shpalljes kampion bote në boks.

“Haxhi Krasniqi nuk u dorëzua asnjëherë. Me punë të palodhshme dhe përkushtim drejt ëndrrës, ai e ka sjellë në Kosovë titullin e Kampionit të Botës në Boks”.

“Sot, pata nderin ta pres dhe ta përgëzoj për titullin. Uroj që Haxhiu të jetë inspirim për të rinjtë që të aspirojnë, të provojnë dhe t’i prekin ëndrrat”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Presidenti Thaçi nderon Haxhi Krasniqin me Medaljen Presidenciale të Meritave
Lexo po ashtu Presidenti Thaçi nderon Haxhi Krasniqin me Medaljen Presidenciale të Meritave

Në trend Sport

Më shumë
Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Ndërkombëtare
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Liga e Kampionëve
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Duel i gjigantëve anglez për Karim Adeyemin

Duel i gjigantëve anglez për Karim Adeyemin

Bundesliga
Kalo në kategori