Kryeministri australian Scott Morrison ka nxitur reagime të ashpra me postimin e një fotografie të familjes së tij - pasi shumica e atyre që e kanë parë fotografinë e kanë vërejtur se bëhet fjalë për një ndërhyrje me efekte speciale "Photoshop".

Fotografia e postuar në ueb-faqen zyrtare të kryeministrit australian, shpejt hasi në akuza nga përdoruesit e rrjeteve sociale për shkak të editimit të fotografisë, transmeton Telegrafi.


2 21

Në fotografi Morrison shihet i ulur afër vajzave Lily dhe Abbey dhe gruas Jenny. Por, ishte një detaj që ua kapi syrin të gjithë atyre që kanë pasur rastin ta shohin.

3 16

"Kryeministri jonë kishte një atlete të bardhë të edituar me Photoshop për fotografinë e re", ka shkruar një komentues përbri fotografisë. /Telegrafi/

4 18

5 13