LAJMI I FUNDIT:

Kroacia pengon importin e pemëve dhe perimeve nga Maqedonia

Kroacia pengon importin e pemëve dhe perimeve nga Maqedonia
Foto: Arkiv

Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nga Brukseli do të kërkojnë ndihmë për të vepruar ndaj Kroacisë, për arsyen se i ka rritur detyrimet e importit për këto vende për pemët dhe perimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sidomos për importet nga Maqedonia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, sipas ndryshimeve në inspektimet e mbikëqyrjes, në vend të 12 eurove, ngarkohen për të paguar 270 euro për kontrollë të produktit, që do të thotë se në qoftë se një kamion që mban llojet e frutave apo të perimeve, importuesit do të paguajnë individualisht për secilin prej tyre, i cili praktikisht e bën të vështirë importin në Kroaci nga vendet e Ballkanit që nuk janë pjesë e BE-së.

Të parët reaguan serbët të cilët thanë se Kroacia e ka shkelur marrëveshjen e stabilizimit ndërmjet BE-së dhe Serbisë.


Sipas medias serbe, autoritetet tjera të shteteve, pritet të reagojnë ndaj këtij vendimi të Kroacisë, përfshirë edhe Maqedoninë.

Autoritetet maqedonase edhe pse nuk janë deklaruar, do të takohen në Sarajevë me kolegët e tyre për të diskutuar pengesat në lidhje me importin e produkteve bujqësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori