Kroacia pritet të tërheqë rezervimet që kishte në lidhje me hapjen e kapitullit 26, që ka të bëjë me Edukimin dhe Kulturën, në procesin e bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
Kjo ka ardhur pasi, siç është deklaruar nga ministri i Jashtëm dhe Çështjeve Europiane, Davor Ivo Stier, është arritur një zgjidhje mbi librat shkollorë për minoritetin kroat që jeton në Serbi. Lajmi erdhi përmes një konference të jashtëzakonshme për shtyp gjatë kësaj të premteje.
Ministri serb i Edukimit nënshkroi gjatë së premtes një aneks në marrëveshjen me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Kroat (CNC) dhe autoritetit për tekstet shkollore, që mbikëqyr dhe rregullon çështjet e arsimit. Sipas këtij aneksi, tekstet shkollore jo vetëm që do të përkthehen nga serbishtja në gjuhën kroate dhe nga germat cirilike në ato latine, por do të mbajnë edhe shtojca speciale me përmbajtje enkas për minoritetin kroat, tha Stier.
Ministri kroat mirëpriti vendimin dhe tha se kjo ishte një ditë e madhe për minoritetin kroat në Serbi, sipas asaj që raporton agjencia e lajmeve “Hina”.
Kroacia bëri publike rezervat e saj mbi hapjen e këtij kapitulli të negociatave me Serbinë dhe, gjatë një konference ndërqeveritare në Bruksel më 13 dhjetor, tha se nuk ishte e gatshme t’i tërhiqte ato sepse, siç kishte thënë kryeministri Andrej Plenkoviç, Serbia nuk kishte përmbushur të gjitha detyrimet kundrejt minoritetit kroat, transmeton tch.
Zyrtarët serbë kritikuan ashpër autoritetet kroate pak kohë më parë, ndërkohë që zyrtarët në Zagreb u shprehën se ishte tërësisht e panevojshme që të dramatizohej kjo çështje, pasi çelësat për zgjidhjen e saj ishin në duart e Serbisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë