LAJMI I FUNDIT:

Krizë në ‘Camp Nou’ – publikohen pamje sekrete nga rinovimet që po kryhen atje

Krizë në ‘Camp Nou’ – publikohen pamje sekrete nga rinovimet që po kryhen atje

Pamje nga rinovimi i stadiumit të Barcelonës, ‘Camp Nou’ janë shfaqur dhe duket se rikthimi i blaugranasve në shtëpinë e tyre të vjetër nuk do të ndodhë së shpejti. 

Gjiganti katalanas ka investuar rreth 1.25 miliardë euro për t’i dhënë një pamje të re stadiumit të tyre. 

Plani fillestar ishte që ta përfundojnë në kohë rinovimin e stadiumit për ta festuar 125-vjetorin e klubit në nëntor të vitit 2024. 


Ky afat kohor tashmë ka kaluar dhe asnjë fjalë nuk është thënë mbi atë se kur do të jetë ‘Camp Nou’ sërish i gatshëm që të jetë nikoqir i ndeshjeve të Barcelonës. 

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro
Lexo po ashtu Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Sipas këtij projekti ambicioz ishte paraparë që kapaciteti i këtij stadiumi ikonik të rritet nga 99,354 mijë në 105,000 mijë spektatorë. 

Disa pamje që janë publikuar nga mediat spanjolle shfaqin se tifozët nuk do të jenë në gjendje të futen në ‘Camp Nou’ në një të ardhme të afërt. 

Një raportim i fundit nga Relevo ka pretenduar se çatia e stadiumit nuk do të instalohet deri në verën e vitit 2026. 

Barcelona mund të rikthehet atje para kësaj date, ku po spekulohet për datën e tetorit të këtij viti si një kohë e mundshme që ata të luajnë sërish në stadiumin e tyre. 

Me të përfunduar punimet, ‘Camp Nou’ do të jetë stadiumi më i madh në botë, ashtu siç është paraqitur edhe në imazhet konceptuale të publikuara nga klubi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga
Fenerbahce e Jose Mourinhos në garë për Fisnik Asllanin, por rivalizohet nga tri klube të tjera me emër

Fenerbahce e Jose Mourinhos në garë për Fisnik Asllanin, por rivalizohet nga tri klube të tjera me emër

Ligat tjera
Flick barazoi rekordin e Xavit – por çfarë ndodhi me Barcelonën atë vit

Flick barazoi rekordin e Xavit – por çfarë ndodhi me Barcelonën atë vit

La Liga
Liverpooli e mposht Man Utd në garën për transferimin e yllit brazilian të Ligës Premier

Liverpooli e mposht Man Utd në garën për transferimin e yllit brazilian të Ligës Premier

Premier League
Alban Bushi me një deklaratë bombastike: Ishim në bisedime me dy futbollistë dardanë, por në fund mbetën te Kosova

Alban Bushi me një deklaratë bombastike: Ishim në bisedime me dy futbollistë dardanë, por në fund mbetën te Kosova

Kombëtarja e Shqipërisë
Pse goli i Sorloth ndaj Barcelonës nuk u anulua nga VAR-i për prekje të topit me dorë?

Pse goli i Sorloth ndaj Barcelonës nuk u anulua nga VAR-i për prekje të topit me dorë?

La Liga
Kalo në kategori