Koalicioni qeveritar në Gjermani duket se është pajtuar që konsumatorët duhet të lehtësohen shpejt. Kabineti do të konsultohet sërish këtë javë. Për partitë unioniste, propozimet nuk shkojnë aq larg sa duhet.
Përballë rritjes së fortë të çmimeve të energjisë për shkak të luftës në Ukrainë, qeveria federale dëshiron të ulë shpejt kostot në rritje për konsumatorët me masa shtesë lehtësuese, por forma e saktë e këtyre masave është ende në diskutim.
Zëvendëszëdhënësi i Qeverisë, Wolfgang Büchner njoftoi se një “paketë eficiente dhe efektive” pritet të votohet në një kohë shumë të shkurtër.
Sekretari i Përgjithshëm i SPD, Kevin Kühnert njoftoi gjithashtu një vendim të shpejtë.
“Unë shoh marrëveshje të plotë midis partive të koalicionit qeveritar që vendime konkrete, të matshme dhe të dallueshme të merren përsëri këtë javë se si të arrihet lehtësimi. Për marrëveshjet e nevojshme ka “një mundësi ideale këtë javë”, përkatësisht në takimin e kabinetit federal. Vendimet do të merren më e vona të mërkurën në mbledhjen e kabinetit”, tha Kühnert pas diskutimeve të kryesisë së SPD.
Për SPD-në, është thelbësore që qytetarët të lehtësohen efektivisht, veçanërisht familjet të cilat, për shkak të çmimeve të larta të energjisë, “janë të mbingarkuara financiarisht pa qenë përgjegjëse për këtë”.
“Nga ana tjetër, nuk duhet të ketë program ciklik të mbështetjes për industrinë e naftës”, nënvizoi ai.
Habeck: Rritjet e çmimeve janë dërrmuese
Zëvendëskancelari Robert Habeck kishte njoftuar më parë një paketë të re masash. Rritjet e çmimeve në të gjithë sektorin e energjisë janë dërrmuese për shumë njerëz, tha ministri për Çështjet Ekonomike dhe Mbrojtjen e Klimës për agjencinë e lajmeve DPA në Berlin. Ai shpalli tre kritere për masat e reja. Së pari, duhet të ketë lehtësim për energjinë elektrike, ngrohjen dhe lëvizshmërinë, tha ministri.
Së dyti, efikasiteti i energjisë dhe kursimet janë gjithashtu të nevojshme, për shembull një reduktim i konsumit në automjete ose një zëvendësim i ngrohësve me gaz.
Së treti, duhet të vazhdojmë t’i japim shtysë ekonomisë së tregut në mënyrë që “sa më e madh të jetë eficienca, aq më e ulët është kostoja”.
Siç raporton gazeta Bild, flitet edhe për ndihma kalimtare për kompanitë që nuk mund të përballojnë më rritjen e madhe të çmimeve të mallrave. Përveç kësaj, është në shqyrtim një zgjatje e rregulloreve të papunësisë së pjesshme përtej 30 qershorit, si dhe një rritje e mëtejshme e shumës mbështetëse afrofe për udhëtarët vajtje-ardhje.
FDP planifikon një subvencion në pikat e furnizimit me karburant
Ministri i Financave, Christian Lindner dëshiron të vendosë një subvencion publik në pikat e furnizimit me karburant. Politikani liberal parashikon që shuma të zbritet kur paguhet karburanti.
“Operatori i pikës së furnizimit me karburant më vonë duhet ta paraqesë faturën pranë organeve tatimore. Mjetet për këtë mund të vihen në dispozicion në buxhet”, tha Lindner.
Një ulje prej dhjetë cent për litër naftë dhe benzinë do t’i kushtonte shtetit 550 milionë euro në muaj.
“Do të jetë, po të varet nga unë, më shumë se dhjetë cent dhe do të zgjasë më shumë se një muaj”, shtoi ai.
Një subvencion në karburant do të ishte më efektiv se ulja e taksës së karburantit, gjithashtu në diskutim. Do të ishte më e shpejtë për ta zbatuar dhe për të arritur ulje më të mëdha të çmimit, tha Lindneri. Qytetarët dhe tregtarët që kanë nevojë për makinën e tyre do të mbështeteshin shumë shpejt. Për një ulje të çmimit të karburantit përmes uljes së taksave, njerëzit duhet të presin javë ose muaj më shumë, sepse duhet të ndryshohet legjislacioni në Gjermani dhe, nëse është e nevojshme, ligji evropian.
“Subvencioni i karburantit mund të zbatohet pa shumë burokraci. Qytetarët dhe ekonomia nuk duhet të lihen vetëm të përballen me rritjen e çmimeve”, tha Lindner.
Kreu i grupit parlamentar të FDP, Christian Dürr tha për kanalet RTL dhe NTV se qëllimi duhet të jetë një çmim i benzinës nën dy euro.
“Kjo është ajo që u duhet udhëtarëve. Në mënyrë që zinxhirët e furnizimit të mos ndërpriten në fund. Jemi në një situatë krize dhe shteti duhet të veprojë shpejt. Partitë unioniste dëshirojnë masa më të forta”, tha kreu i CSU-së, Alexander Dobrindt, i cili e kritikoi propozimin e Lindner si të pamjaftueshëm.
Ai i tha agjencisë së lajmeve DPA se, “Gjermania po përjeton një rritje masive çmimesh në karburante. E gjithë shoqëria jonë – familjet, udhëtarët, shtresa e mesme – po vuajnë nga rritja”. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova