LAJMI I FUNDIT:

Kriza, delegacioni i lartë i SHBA takime me liderët në Tiranë

Kriza, delegacioni i lartë i SHBA takime me liderët në Tiranë

Kriza politike në Shqipëri dhe mungesa e dialogut mes palëve në Shqipëri po ndiqet me interes edhe nga diplomatët e huaj si në Europë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Delegacioni i Kongresit Amerikan dhe Këshilli i Atlantikut në këto momente po zhvillojnë një takim me shefin e qeverisë, ndërsa më herët ata patën takim edhe me Kreun e Shtetit, Ilir Meta.

Ende nuk ka detaje për atë se çfarë është diskutuar mes palëve. Gjithashtu në orën 11:15 ky delegacion ka planifikuar takim me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruci si dhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në orën 15:30 minuta.


Kryeministri Edi Rama prej ditësh nuk ka ngurruar t’i drejtohet liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës me letra publike, ku i ka kërkuar dialog pa kushte. Nga ana tjetër këto thirrje janë hedhur poshtë nga lideri i selisë blu, i cili ka ripërsëritur faktin se kushti i parë i zgjidhjes së krizës është largimi i kryeministrit Edi Rama dhe krijimin i qeverisë tranzitore. /Telegrafi/Balkanweb/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori