Mjaftoi drita e një cigareje të ndezur prapa grilave të një shtëpie të braktisur që ta çonte policinë italiane drejt bosit të krimit të cilin e kishte ndjekur për më shumë se një javë.
Efektivët kishin ndaluar një burrë në rrugët e fshatit të largët kalabrez Bruzzano Zeffirio, në cepin jugor të Italisë, ndërsa kontrollonin zbatimin e masës së kufizimit të lëvizjes të vendosur nga qeveria për të ndaluar përhapjen e coronavirusit.
“Kushtet e krijuara nga emergjenca sanitare që po jetojmë, rezultuan fatale për Cesare Antonio Cordi”, thuhej në deklaratën e lëshuar nga policia pas arrestimit të 42 vjeçarit të dyshuar si drejtues i klanit ‘Ndrangheta” në Locrin fqinj, një fortesë, praktikisht e grupit të përfshirë në krimin e organizuar.
Burri u tha forcave të rendit se po i dërgonte ushqime një shoku; çështja është se adresa që ai dha, ishte e listuar si e “pabanuar”, çka ngriti menjëherë dyshime mes oficerëve, të cilët e vunë shtëpinë nën mbikëqyrje.
“Ajo drita e zbehtë e një cigareje – e shfaqur vjedhurazi mes grilave të dritares – ishte e mjaftueshme për të dhënë sigurinë se aty po fshihej njeriu të cilit i ishim vënë pas prej ditësh”, thuhej në deklaratë.
Arrestimi bëri të ngriheshin pyetje sesi po e përballojnë grupet famëkeqe e të fuqishme të krimit të organizuar në Itali shpërthimin e coronavirusit.
Përpos përballjen me një shtim të forcave dhe kontrolleve policore, ekspertët thonë se grupet kriminale e kanë më të vështirë të operojnë në mes të pandemisë, e cila ka bërë që autoritetet italiane të ndërmarrin masa drastike, duke urdhëruar që bizneset të mbyllen dhe njerëzit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Organizata si mafia siciliane dhe “Ndrangheta” me bazë në Kalabri kontrabandojnë rregullisht mallra të paligjshme -përfshirë drogën – në anije mallrash.
Ndërsa rrugët transnacionale të transportit nuk janë cenuar aktualisht nga pandemia globale, shpërndarja e lëndëve narkotike është vështirësuar se tepërmi pas mbërritjes në Europë.
“Disa lloje drogash janë ende në lëvizje”, tha Anna Sergi, specialiste e kriminologjisë në Universitetin e Essex në Britani, duke përmendur në mënyrë të veçantë kokainën, e cila është një industri prej 5.7 miliardë eurosh në vit në kontinentin e vjetër, sipas Europolit.
“Problemi është, kush do t’i marrë?” , shton ajo.
Sergi thotë se kufizimet e lëvizjes mund të rezultojnë në bllokimin e drogave në porte të tilla si Gioia Tauro e kontrolluar nga Ndrangheta, një liman kalabrez, të cilin komisioni antimafia i Italisë e cilësoi në 2006-tën si “pikën e hyrjes për 80 për qind të kokainës në Europë”.
Ekspertët thonë se grupet italiane të krimit do të dëmtohen, ashtu si dhe kontratat ekonomike të vendit, por ata gjithashtu mund të gjejnë mënyra për të përfituar nga kriza.
“Kur ekonomia shembet ose është në mbyllje, krimi i organizuar gjithashtu vuan”, tha Federico Varese, profesor në Universitetin e Oksfordit.
“Nuk mendoj se ata kanë aq shumë para ‘kesh’ vërdallë. Sa më shumë të zgjasë, aq më e vështirë bëhet që ata të veprojnë”, shprehet Varese që ka shkruar disa libra mbi krimin e organizuar.
Megjithatë, ai nënvizoi se organizatat kriminale mund të përfitojnë nëse kompanitë që ato kanë nën kontroll, arrijnë të sigurojnë kontrata furnizimi me pajisje të kujdesit shëndetësor.
Po kështu, mund të blejnë biznese të dështuara, ose t`i huazojnë para pronarëve të tyre për t’i ndihmuar të marrin veten.
Kjo ngjall shqetësime në lidhje me faktin që klanet kriminale mund t`i kthejnë pronarët e bizneseve të vogla në “prenë e tyre”.
“Ajo që më shqetëson është lëkundja e kredisë”, tha Sergi. “Do t’i shihni sipërmarrësit në ankth të plotë dhe ata nuk mund t’i paguajnë punonjësit, kështu që është shumë më e lehtë të bisedojnë me një “peshkaqen kredie”.
Rritja e vështirësive ekonomike sipas saj, mund ta bëjë më të lehtë që grupet kriminale të rekrutojnë punëtorë në industri si transporti, e t`i bindin “ta bëjnë njërin sy qorr” përpara kontrabandës.
“Njerëzit me punë normale janë nën presion”, arsyeton Sergi.
“Ekonomia po shembet, kështu që korrupsioni dhe të ardhurat e paligjshme do të rriten”.
Por ajo nuk përjashton as mundësinë që organizatat kriminale të përdorin ndikimin e tyre mbi komunitetet lokale për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së coronavirusit, madje duke punuar me autoritetet për të siguruar që banorët të zbatojnë protokollet e karantinës.
Bosët e krimit mund të kenë arsye personale për ta bërë një gjë të tillë: shumë prej tyre janë qytetarë të moshuar, e kjo është grupmosha më e rrezikuar nga virusi! /GSH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania