Me rastin e Fitër Bajramit, kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Shaqir Ef. Fetahu, ka dërguar mesazhin e Bajramit.
Sipas kreut të BFI-së, le të jetë kjo festë një mundësi për të forcuar lidhjet tona me të tjerët, për të shprehur dashuri dhe respekt për familjet tona, për të shtrirë dorën e pajtimit dhe për të kujdesur për ata që kanë nevojë, teksa shton që muaji i agjërimit le të ketë shërbyer si ngritje e moralit dhe solidaritetit ndaj njëri tjetrit.
Në vazhdim mesazhi i plotë;
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
“I shpëtuar është ai që pastrohet, që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namaz!” (Kaptina Al-A`la, 14, 15)
Të nderuar besimtarë dhe besimtare,
Vëllezër dhe motra,
Nesër është dita e Fitër Bajramit, ditë e cila është festë gëzimi dhe krenarie për besimtarët që, me angazhim dhe devotshmëri, përmbushën obligimet e muajit të Ramazanit, duke përfshirë agjërimin dhe ibadetet e tjera.
Sot ndahemi nga muaji i bekuar i Ramazanit, përçka e falënderojmë Zotin e Madhërishëm që na mundësoi ta përjetojmë këtë muaj të shenjtë, ku dëshmuam se agjërimi është një obligim hyjnor, është një akt i forcës së besimit dhe vetëdijes për përkushtimin ndaj Zotit.
Gjatë këtij muaj zemrat tona u mbushën me besim dhe dije, ngritëm moralin, respektin, solidaritetin, humanitetin, tolerancën dhe paqen. Ky muaj na inkurajoi që të punojmë për një të ardhme të qetë, të ndritur dhe pozitive.
Për besimtarin, festa e Fitër Bajramit është kulmi i këtyre përpjekjeve dhe një ditë e madhe gëzimi. Është dita e fitores së besimit mbi mosbesimin, e fitores së të mirës mbi të keqen, e fitores së dijes mbi injorancën, e fitores së paqes mbi luftën, e fitores së solidaritetit mbi ndarjen, e fitores së respektit mbi urrejtjen, dhe e fitores së njerëzores mbi jonjerëzoren.
Fitër Bajrami është një ditë e veçantë, një ditë që shpreh falënderimin tonë të thellë për përkushtimin ndaj Zotit të Madhërishëm. Pra, le të jetë kjo festë një mundësi për të forcuar lidhjet tona me të tjerët, për të shprehur dashuri dhe respekt për familjet tona, për të shtrirë dorën e pajtimit dhe për të kujdesur për ata që kanë nevojë.
Vëllezër dhe motra,
Kam nderin e veçantë, që në emër të Bashkësisë Fetare Islame dhe në emrin tim personal, t`i përcjell urimet më të sinqerta për të gjithë besimtarët, kudo që ndodhen, duke lutur Allahun e Madhërishëm që t’i pranojë agjërimin, ibadetet dhe lutjet tona dhe t’i shpërblejë ato ashtu siç di vetëm Ai.
Gëzuar Fitër Bajramin! E gëzofshim të gjithë!
Shkup, 29.03.2025 Reisul-Ulema i BFI-së H.Hfz. Shaqir ef. Fetai
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Peci: Në SHBA po diskutohet njohja e Kosovës nga Rusia

Çitaku: Nuk e kemi sulmuar asnjëherë LDK-në, hendeku me VV-në është shumëvjeçar

"Qeveria e opozitës": Demhasaj i AAK-së e sheh problematike qasjen e LDK-së

Zhduket studentja shqiptare në Romë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje