Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht.

"Dihet qëndrimi ynë i qartë. Ne jemi shtet dhe gjitha tjerat janë përpjekje të kota", ka thënë Sejdiu.

Derisa, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se ky nuk është tentimi i parë i Serbisë për të ndarë Kosovën.

"Megjithatë, Kosova i kufijtë e saj të cilët çdo ditë e më shumë po pranohen në bashkësinë ndërkombëtare. Mendoj se proceseve në Ballkan dhe në Evropë nuk u duhet rishkrimi i kufijve të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.