LAJMI I FUNDIT:

Kreditorët e Greqisë largohen pa rezultate nga Athina

Kreditorët e Greqisë largohen pa rezultate nga Athina

Ka përfunduar pa rezultate raundi i negociatave në lidhje me paketën e shpëtimit mes qeverisë së Greqisë dhe përfaqësuesve të kreditorëve të vendit.

Sipas informacioneve të marra nga Ministria e Financave pas takimeve të cilat kanë vazhduar deri në orët e para të mëngjesit përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, të Bankës Botërore, Mekanizmit të Stabilitetit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të largohen sot nga Athina.

Ndërsa theksohet se mosmarrëveshja e rëndësishme mes kreditorëve dhe drejtuesve ekonomik grek ka qenë reforma e ligjit të punës.
Zyrtarët grekë kanë theksuar se nuk të mund të bëjnë hap prapa në çështjen e reformave që përfshijnë kufizime në kontratat masive të punës dhe lehtësimet për largimet nga puna kryesisht të kërkuara nga FMN-ja. /Telegrafi/