Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas është shprehur krenar me veprën e shumë prej vajzave dhe grave të Kosovës, të cilat janë përfaqësimi më i mirë i shtetit dhe popullit tonë në botë, në fusha dhe lëmi të ndryshme.
Përmes një postimi në Facebook, kryetari i PDK-së përmend edhe faktin që në përditshmëri, shumë vajza dhe gra në Kosovë vazhdojnë të jenë subjekt i diskriminimit, dhunës në familje dhe në pamundësi për qasje të barabartë në punë, arsim e zhvillim ekonomik.
“Prandaj, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, krahas festës, duhet zotuar dhe reflektuar thellësisht mbi padrejtësitë ndaj vajzave dhe grave, që paralelisht me njohjen e përpjekjeve të tyre të pa ndalura për më shumë barazi e të drejta, të bashkohemi me to në këtë përpjekje. Autonomia dhe të drejtat e barabarta të grave e vajzave nuk kanë alternativë.”, shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë:
Shoqëria jonë është krenare me shumë prej vajzave dhe grave të Kosovës, të cilat janë përfaqësimi më i mirë i shtetit dhe popullit tonë në botë, në fusha dhe lëmi të ndryshme. Por, kjo është vetëm njëra anë e realitetit, përderisa në përditshmëri, shumë vajza dhe gra në Kosovë vazhdojnë të jenë subjekt i diskriminimit, dhunës në familje dhe në pamundësi për qasje të barabartë në punë, arsim e zhvillim ekonomik.
Prandaj, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, krahas festës, duhet zotuar dhe reflektuar thellësisht mbi padrejtësitë ndaj vajzave dhe grave, që paralelisht me njohjen e përpjekjeve të tyre të pa ndalura për më shumë barazi e të drejta, të bashkohemi me to në këtë përpjekje. Autonomia dhe të drejtat e barabarta të grave e vajzave nuk kanë alternativë.
Natyrisht, në këtë ditë, kujtojmë dhe nderojmë të gjitha nënat, motrat, gratë e vajzat kosovare të cilat mishërojnë sakrificën, përkushtimin e angazhimin jetik për çlirimin dhe ndërtimin e shtetit tonë.
Partia Demokratike e Kosovës është krenare që, sikur asnjëherë më parë, ka numrin më të madh të përfaqësueseve gra në pozita udhëheqëse nëpër komunat e Kosovës.
Pa dyshim, përpjekjet dhe rruga për një shtet i cili fuqizon edhe më tej gratë, nuk kanë mbaruar. Së bashku do të luftojmë çdo ditë, që Kosova të bëhet vend që mundëson fuqizimin politik, ekonomik dhe social të grave, që ato të marrin vendin e merituar në shoqëri. Gëzuar 8 Marsi, të gjitha grave dhe vajzave të Kosovës! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare