LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Qëndrimet e LDK-së ndërrojnë më shpesh se moti në Kosovë

Krasniqi: Qëndrimet e LDK-së ndërrojnë më shpesh se moti në Kosovë
Memli Krasniqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku u vendos, që sot të mbahet seanca e jashtëzakonshme për rezolutën e paraqitur nga PSD, tha se PDK-ja e ka mbështetur këtë rezolutë.

Dy partitë më të mëdha opozitare, LDK e Vetëvendosje kundërshtojnë rezolutën e PSD-së, sipas së cilës ekipit negociues duhet t’i bashkohet opozita dhe Shpend Ahmeti të bëhet bashkëkryesues.

“Deputetët do vijnë sot në seancë t’i japin mbështetje këtij procesi, që institucionet shtetërore ta marrin rolin që u takon për të përmbushur obligimet tona kushtetuese dhe për të përmbushur synimet tona për dialogun”, tha Krasniqi, përcjell EO.


“Konsiderojmë se është e rëndësishme të arrijmë konsensus për të shkuar përpara në këtë proces. Nuk është proces i përfunduar sepse një pjesë e opozitës refuzon të marrë përgjegjësi. Kur sot kemi një rezolutë të përbashkët duket se do të ikin nga përgjegjësia”.

Nërsa, për deklarimet e Avdullah Hotit, u shpreh se qëndrimet e LDK ndërrojnë vazhdimisht.

“Qëndrimet e LDK-së ndërrojnë më shumë sesa moti. Realisht nuk kanë qëndrim të qartë për asgjë veçanërisht për këtë proces. Shpresoj që në një moment do të bëhen pjesë e këtij procesi sepse çfarëdo marrëcveshje ndërkombëtare duhet të kete edhe ratifikimin e 2/3 të Kuvendit”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori