LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi pret në takim Ali Ahmetin: Ritheksuam përkushtimin tonë për kultivimin e paqes dhe avancimin e integrimit evropian

Krasniqi pret në takim Ali Ahmetin: Ritheksuam përkushtimin tonë për kultivimin e paqes dhe avancimin e integrimit evropian

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim liderin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmetin.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të thellojnë bashkëpunimin e tyre ndërfqinjësor, edhe në funksion të mbrojtjes të arriturave të deritanshme dhe avancimit të drejtave të shqiptarëve atje.

“Cenimi, në çfarëdo forme i përdorimit të gjuhës shqipe, si një e drejtë kushtetuese për shqiptarët atje, nuk i kontribuon bashkëjetesës ndëretnike. Së bashku me kryetarin Ahmeti, ritheksuam përkushtimin tonë të palëkundur për kultivimin e paqes dhe avancimin e integrimit evropian të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Roli i shqiptarëve në përgjithësi, dhe i Ali Ahmetit në veçanti, mbetet thelbësor në këtë rrugëtim”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Lajme
Si funksionon botoksi dhe a ka efekte anësore – dermatologia Krasniqi: Mos të aplikohet nga moshat e reja

Si funksionon botoksi dhe a ka efekte anësore – dermatologia Krasniqi: Mos të aplikohet nga moshat e reja

Shëndetësi
Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Lajme
Prej sot marketet me më shumë se 10 të punësuar duhet t'i publikojnë çmimet e produkteve në ueb-faqe

Prej sot marketet me më shumë se 10 të punësuar duhet t'i publikojnë çmimet e produkteve në ueb-faqe

Lajme
Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Lajme
Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

Lajme
Kalo në kategori