LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Nuk jam për mbajtjen e ferexhesë (Video)

Krasniqi: Nuk jam për mbajtjen e ferexhesë (Video)

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, ka folur edhe për kërkesën e KMDLNj për të ndaluar me ligj mbajtjen e burkës nga femrat në Kosovë.

Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë me ligje të Kosovës “femra ka të drejt të veshët si të dojë dhe të zhveshët si të dojë”.

“Vetëm çështjet fetare u pengojë [KMDLNj-së]. Përndryshe, mos të ishte prekur feja dhe të ishin veshur bijat tona për modë, “turr” bëjnë këta për t’u lejuar [veshjen]”.


Hoxha ka thënë se zhveshja e femrave në Kosovë nuk i pengon aspak KMDLNj-së.

“KMDLNj nuk inicion çështjen e prostitucionit e trafikimit, e që një nga shkaqet është edhe zhveshja”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Krasniqi ka thënë se Kushtetuta e Kosovës lejon veshjen fetare dhe askush nuk mund ta ndalojë atë.

“Nuk bën të kushtëzohen ato motra të heqin ferexhenë. Ferexheja është ndaluar në vitin 1956 në kohën e Rankoviqit… Në gjithë Kosovën nuk sheh dy femra me ferexhe edhe atë për një javë. Turp është të merremi me këto gjëra”.

Shefqet Krasniqi: Nuk kam dashur të aplikoj për statusin e veteranit të UÇK-së, insistoi komandanti im (Video)
Lexo po ashtu Shefqet Krasniqi: Nuk kam dashur të aplikoj për statusin e veteranit të UÇK-së, insistoi komandanti im (Video)

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, thotë se personalisht nuk është për ta vendosur ferexhenë, madje sipas tij as gruaja e vajza e tij nuk kanë.

“Unë nuk bëj ftesë për të vendosur ferexhenë. Unë bëj ftesë të hiqet. Por jo t’u imponohet heqja e saj. Thirre dhe binde”, tha ndër të tjera Shefqet Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Lajme
Kalo në kategori