Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, tha se ata nuk janë bllokues dhe se i vjen keq për atë që ka ndodhur.

Krasniqi tha se nuk bëhen pjesë e shkeljeve të Kushtetutës.


“Nuk bëhemi pjesë e shkeljeve të Kushtetutës. Ne do ta mbrojmë qytetarin, për Kosovën është derdhur gjak”, tha ai në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia.