LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi në Maqedoni të Veriut: Rikthimi i vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor lajm i mirë edhe për Kosovën

Krasniqi në Maqedoni të Veriut: Rikthimi i vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor lajm i mirë edhe për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi sot ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut ku është takuar me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se rikthimi i vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor, janë lajm i mirë jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe Kosovën e cila sipas tij është duke pritur liberalizimin e vizave.

‘Takimet zyrtare në Maqedoninë e Veriut, sot i nisa me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi, me ç ‘rast e urova për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE dhe rolin vendimtar të faktorit politik shqiptar në këtë proces. Rikthimi i vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor, hapat konkret të saj, janë lajm i mirë jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe Kosovën e cila pret shpejtë liberalizimin e vizave, si një e drejtë e merituar tash e disa vjet”, ka shkruar Krasniqi.


Tutje Krasniqi ka theksuar se kanë diskutuar edhe për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Bashkë diskutuam edhe për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të cilët po dëshmojnë se janë përcaktues me kontributin e tyre në secilin proces pozitiv institucional. Kosova dhe Maqedonia e Veriut, sikur deri sot, do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer fqinjësor, mirëkuptimin e ndërsjellë në përballimin e sfidave dhe proceset me interes të përbashkët”, ka thënë ndër të tjera, Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori