LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi në BIK: Urojmë besimtarët dhe miqtë tanë që po mbahen në Hagë

Krasniqi në BIK: Urojmë besimtarët dhe miqtë tanë që po mbahen në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Memli Krasniqi, ka uruar të gjithë qytetarët për Festën e Kurban Bajramit.

Krasniqi nga Bashkësia Islame tha se në këtë kohë të vështirë që po kalon vendi të gjithë duhet të marrin shembuj nga kjo festë që të bashkohen me njëri-tjetrin, në mënyrë që të punohet më shumë për të mirën e vendit.

“Kisha kënaqësinë që edhe sot në këtë ditë të shënuar të festes së Kurban Bajramit të jem këtu në Bashkësinë Islame të Kosovës dhe në emër të PDK-së të uroj myftiun e Kosovës, Tërnavën dhe përmes tij edhe të gjithë besimtaret, anëtarët, ata që janë në përkatësinë e fesë Islame në Kosovë për këtë festë të madhe që është një festë që na simbolizon solidarizimin, sakrificën flijimin, vlerën e jetës dhe faktin që duhet të jemi sa më pranë njeri tjetrit e sidomos në kohë sfiduese që po kalojmë, shpresoj dhe uroj që të marrin shembuj të gjithë nga kjo festë e shënuar që të jemi sa më pranë njëri tjetrit dhe të bëjmë punë të mira për vendin tonë”, theksoi Krasniqi.


Mes tjerash, Krasniqi ka uruar edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK), Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, të cilët ndodhen në Hagë.

Kreu i PDK-së, Krasniqi, uron që të njëjtit të lirohen sa më shpejtë.

“Në mënyrë të veçantë në këtë festë e kujtojmë edhe miqtë tanë që sot ende mbahen në Hagë, udhëheqësit e UÇK-së, të cilëve ua urojmë këtë festë nga larg duke shpresuar që të bashkohen me ne sa më herët dhe më shpejtë”, tha Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori