Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 25 vjetorin e themelimit të partisë tha se PDK qëndron si testament se Kosova meriton të ekzistojë si shtet i pavarur, i zhvilluar dhe me perspektivë.
Krasniqi duke uruar për këtë përvjetor jubilar dy liderët Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, u shpreh se ndjehet krenar trashëgiminë politike të PDK-së.
“Kur popullit tonë i cenohej identiteti, gjuha, shpresa dhe vetë ekzistenca, të rinjtë trima si Hashim Thaçi, Kadri Veseli e shumë bashkëveprimtarë dhe bashkëveprimtare të tyre, shumë prej të cilëve i kemi edhe sonte prezent këtu, u ngritën në këmbë dhe formuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, organizimin më të suksesshëm politiko-ushtarak në historinë tonë, si ADN-ja e partisë tonë. Prandaj, derisa festojmë 25 vjetorin e Partisë Demokratike të Kosovës, ju lus të gjithëve që jeni sot që t’ia rikujtoni gjithmonë vetes një gjë: Partia Demokratike e Kosovës është një histori e jashtëzakonshme e dashurisë, sakrificës dhe kontributit për Kosovën!”, theksoi ai.
Krasniqi rikujtoi se kur ndalet PDK-ja, ndalet Kosova, sepse PDK vuri Kosovën në hartën e botës, duke vendosur themelet e një shtetit demokratik dhe perëndimor.
“’Krenohu me Kosovën’. Ky ishte sllogani, motivi dhe vizioni ynë, me të cilin garuam dhe fituam zgjedhjet e vitit 2007. Vetëm disa muaj më pas, më 17 shkurt të vitit 2008, nën udhëheqjen e PDK-së, Kosova shpalli pavarësinë e saj, një pikë kthese historike jo vetëm për ne, por edhe për brezat e ardhshëm. Ishte Partia Demokratike e Kosovës ajo që ndërtoi rrugë e autostrada. Ishte Partia Demokratike e Kosovës ajo që ndërtoi shkolla dhe spitale. Ishte Partia Demokratike e Kosovës që rriti pagat dhe krijoi vende të reja të punës”, tha ai.
Duke theksuar se sukseset e PDK-së ndër vite i kanë shqetësuar kundërshtarët e PDK-së dhe të Kosovës, të cilët u përpoqën të rrënojnë çdo sukses të arritur në këtë periudhë, Krasniqi tha se Partia Demokratike e Kosovës është më e fortë se goditjet e tyre më të fuqishme.
Kreu i PDK-së u bëri thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të partisë që të mobilizohen për fitore në zgjedhjet e përgjithshme, për të arritur Rilindjen e Kosovës.
“Ngrihuni një herë. Ngrihuni dy herë. Ngrihuni tri herë për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për Kosovën dhe bashkë, të dëshmojmë përsëri se ne mundemi ta bëjmë këtë tokë sërish një vend krenarie. Andaj, me 9 shkurt, Partia Demokratike e Kosovës, me besimin dhe mbështetjen tuaj, e ka marrë obligim që ta kthej përsëri Kosovën në rrugën e drejtë. E për këtë mision, për këtë qëllim, ne kemi përzgjedhur njeriun e duhur dhe profesionist, mikun tim dhe tuajin, Bedri Hamzën. Urime 25 vjetori i themelimit të PDK-së të gjithëve”, përfundoi Krasniqi.
Ndërkaq, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza tha 25 vitet e rrugëtimit politik të Partisë Demokratike e përbëjnë pjesën më të mirë të rrugëtimit të vetë Kosovës.
Hamza tha se e ka vullnetin, forcën dhe përgjegjësinë për t’u angazhuar që ta rikthej Kosovën në rrugën e zhvillimit, për të cilën Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë punuar e kanë sakrifikuar.
“Së bashku, ne do t’i heqim barrierat ndaj njëri-tjetrit. Së bashku do t’i heqim barrierat e mundësive për qytetarët tanë. Së bashku do të sigurohemi që çdo fëmijë të ketë një arsimim të shekullit 21. Që çdo i ri të ketë siguri se mund ta nisë jetën në Kosovë pa frikë. Që çdo zyrtar do të ketë një pagë të dinjitetshme. Që çdo ndërmarrës nuk do të lihet kurrë i vetëm deri sa të ngritet në këmbë. Që çdo mjek e profesor, mësimdhënës e polic, zjarrfikës e ushtar, kategori të luftës e pensionistë do ta ushtrojnë detyrën me motiv dhe krenari. Së bashku do të punojmë që polarizimi ynë shoqëror të shndërrohet në unitet e energji, sepse në shoqërinë tonë, nuk ka vend as për urrejtje, as për përçarje. Unë besoj se kjo është Kosova që e duam të gjithë”, u zotua Hamza. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!