LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi kritikon Kurtin për mospjesëmarrje në Samitin e Tiranës: Papërgjegjësi dhe ikje nga obligimet parësore

Krasniqi kritikon Kurtin për mospjesëmarrje në Samitin e Tiranës: Papërgjegjësi dhe ikje nga obligimet parësore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mospjesëmarrje në Samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, i cili po mbahet në Tiranë.

Ky samit ka në fokus Planin e Rritjes – iniciativës për investime konkrete të BE-së në shtetet e rajonit. E në të kryeministri Kurti do të marrë pjesë vetëm virtualisht përmes një video-adresimi.

“Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan për periudhën 2024-2027 është 6 miliardë euro, e ku mundësia që Kosova të përfitojë qindra-miliona euro investime, është tashmë e konfirmuar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.


Kurti merr pjesë vetëm virtualisht në Samitin e Tiranës
Lexo po ashtu Kurti merr pjesë vetëm virtualisht në Samitin e Tiranës

Ai tutje ka thënë se Kurti ka vendosur që të mos marrë pjesë në këtë samit që është “ndër më të rëndësishmit për shtetin tone”.

“Në vend të tij, ai ka zgjedhur që javën ta kalojë në Irlandë të Veriut, duke mbajtur ligjërata boshe e pa ndikim nëpër shkolla”.

Sipas Krasniqit, kjo është papërgjegjësi dhe ikje nga obligimet parësore si kryeministër, ndaj këtë e ka quajtur “të pabesueshme”.

“Sot, Kryeministri i Kosovës vendin e ka pasur në Tiranë, në mesin e liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor e të Bashkimit Evropian. Një gjë është e qartë: me këtë qasje të Kryeministrit Kurti, Kosova jo që nuk do të përfitojë investime të reja, mirëpo as sanksionet aktuale të vendosura nga BE ndaj shtetit tonë, nuk do të hiqen”.

“Një Kryeministër idhnak, i papërgjegjshëm e që vuan nga kompleksi i inferioritetit, fatkeqësisht për Kosovën, nuk do të arrijë të thelloj as raportet mbarë-shqiptare, e lëre më ato rajonale dhe evropiane. Kryeministër, kthjellu!”, ka përfunduar kreu i PDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kalo në kategori