Më shumë se 200 pacientë janë të shtrirë në spitalet e përgjithshme rajonale dhe në klinikat e QKUK-së, të infektuar me COVID-19, numër ky i rritur gjatë ditëve të fundit.
Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se përkundër që ka një rritje të numrit me të infektuar, situata është më e qetë sesa në muajt e verës.
Krasniqi ka folur edhe për përgatitjet që janë duke i bërë për sezonin e dimrit, ku pacientët mund të preken edhe nga gripi sezonal.
“Këto 10 ditë të fundit kemi një tendencë në rritje të numrit të rasteve me të infektuar dhe kjo po reflekton dhe me kërkesat e shtuara për trajtim spitalor. Nëse bëjmë një krahasim, në fillim të muajit tetor ne kishim rreth 150 pacientë të shtrirë nëpër të gjitha spitalet rajonale dhe në QKUK, tani ky numër tashmë veç ka kaluar numrin 200 që janë spitalizuar, pra vërehet një rritje e lehtë e të pacientëve dhe jemi duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë epidemiologjike”.
“Sidoqoftë situata është më e qetë sesa e kishim në muajt korrik dhe gusht dhe kjo na ka shërbyer që të vazhdojmë përgatitjet intensive edhe për sezonin e dimrit që tashmë po hyjmë dhe potencialisht do të kemi edhe gripin sezonal dhe mund të kemi një situatë më të rënduar”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se e rëndësishme për ta mbetet ngritja e kapaciteteve në luftimin e pandemisë.
“Megjithatë është mirë që tani numri i vdekjeve ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Ne si klinicist luftojmë për secilin pacient. Në aspektin klinik është shumë më rëndësishëm dhe jeta e secilit pacient është shumë e vlefshme. Ne po bëjmë përpjekje maksimale që sa më shumë ta ngrisim cilësinë e këtyre shërbimeve, ndërkohë për të gjithë ata që kanë nevojë për t’u shtrirë në spital, ne i kemi kapacitetet për t’i pranuar”, tha ai për ekonomia online.
Nga 700 shtretër sa i kishin në dispozicion, Krasniqi thotë se po synojnë që numrin e shtretërve ta qojnë deri në 900, varësisht nga nevoja.
“Situata është e menaxhueshme dhe jemi në një situatë shumë më të mirë sesa që ishim gjatë muajve të verës, por sidoqoftë kjo nuk guxon të na largojë vëmendjen nga muajt në vijim që mund të presim numër të shtuar të të infektuarve dhe si rrjedhojë edhe kërkesa më të mëdha”.
“Ju e dini se gjatë verës me riorganizimin që e bëmë nëpër spitale e përgjithshme dhe klinikat e QKUK-së, kemi arritur t’i vejmë në dispozicion rreth 700 shtretër, ndërkohë që tani ne kemi po ashtu planin që të kemi deri në 900 shtretër në dispozicion nëse paraqitet nevoja për një numër të tillë të spitalizuarve”, tha ai.
Krasniqi ka apeluar te qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, në mënyrë që ky numër të bie sërish.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker