LAJMI I FUNDIT:

KQZ njofton se në të gjitha komunat e Kosovës janë shpërndarë materialet zgjedhore

KQZ njofton se në të gjitha komunat e Kosovës janë shpërndarë materialet zgjedhore
Foto: Arkiv

Kryeshefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se materialet zgjedhore janë shpërndarë në të gjitha komunat e Kosovës.

Ahmetaj tha se tashmë janë duke i bërë kontrollet e fundit, transmeton Telegrafi.

“Të gjitha materialet janë shpërndarë në të gjitha komunat e territorit të Republikës së Kosovës dhe tani jemi duke i bërë kontrollet e fundit, në mënyrë që në rast se ndonjë material mungon, të mund t’i përkrahim të gjitha komunat”, u shpreh Ahmetaj.


Ai tha gjithashtu se kanë pranuar 5 mijë e 649 pako të supozuara me fletëvotime.

“Votimi jashtë vendit ka nisur më 15 shtator u mbyllë më 15 tetor. Janë pranuar 5,649 pako të supozuara me fletëvotime, të gjitha janë tërhequr nga posta zyrtare, qendrat tranzitore dhe postat e tjera të shpejta”, ka thënë ai.

Ndryshe, lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, e cila do të shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor, përmban: 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori