Në katër komunat veriore të Kosovës do të ketë fushatë zgjedhore për 18 ditë. Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është vendosur që nga data 4 prill deri më 21 prill do të organizohet fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave, të cilat do të mbahen më 23 prill.
Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani, tha se Këshilli për operacione zgjedhore ka shqyrtuar rekomandimin e sekretariatit për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore.
“Konfirmimi i certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të certifikuar në dhjetor të vitit 2022 që do të bëhet nga data 9 mars deri më 13 mars 2023. Ku subjektet politike njoftojnë KQZ-në për ndonjë ndryshim nëse kanë në raport me kandidaturat të cilat tashmë janë të certifikuara nga KQZ në dhjetor të vitit të kaluar. Afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje fillon më 9 mars dhe përfundon më 18 mars. Tërheqja e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotim, të cilët do të aplikojnë, sepse tashmë kemi një short të vendosur në muajin dhjetor që do të mbahet më 3 prill 2023”, ka njoftuar Elshani.
Pas rekomandimit të sekretariatit, Elshani tha se janë vendosur edhe datat për fushatë zgjedhore dhe votimit për qytetarët jashtë Kosovës.
“Periudha e fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike dhe kandidatët fillon me 4 prill dhe përfundon më 21 prill. Periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës fillon me 22 mars dhe përfundon me 2 prill. Periudha për aplikim për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës fillon me 20 mars dhe përfundon me 27 mars 2023. Periudha e votimin përmes postës për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës fillon nga data 8 prill deri më 21 prill. Publikimi i listës dhe adresës së qendrave të votimit që do të bëhet me 22 mars”, ka shtuar ai.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është miratuar edhe raporti i shpenzimeve të derivateve për vitin e kaluar. Aty u theksua se veturat janë të stërvjetëruara dhe kosto e mbajtjes së tyre tejkalon mundësitë.
Ndërkaq, më pas mbledhja ka vazhduar me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit