LAJMI I FUNDIT:

​KPM u bën thirrje institucioneve të Kosovës të krijojnë kushte më të favorshme për mediat

​KPM u bën thirrje institucioneve të Kosovës të krijojnë kushte më të favorshme për mediat

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), me rastin e Ditës botërore e lirisë së shtypit, inkurajon mediat të kryejnë punën e tyre sipas standardeve profesionale, duke informuar drejt publikun kosovar dhe iu bënë thirrje institucioneve të Kosovës të krijojnë kushte sa më të favorshme për gazetarët, përfshirë ruajtjen e pavarësisë së tyre, krijimin e ambientit sa më të sigurt medial si dhe të ofrojnë mbrojtje gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.

Në një komunikatë për media thuhet se pluralizmi medial, liria e shprehjes si dhe mediat e lira janë parakusht themelor për një shoqëri demokratike dhe shtet demokratik, pa të cilat nuk mund të ketë zhvillim shoqëror, politik dhe ekonomik.

“Shënimi i Ditës Botërore të Lirisë së shtypit le të shërbejë si ditë për të gjitha institucione për të shprehur mbështetje të plotë për gazetarët dhe mediat në përgjithësi, që të vazhdojnë të sigurojnë informim të drejtë të publikut, të besueshëm dhe cilësor, veçanërisht në kohën e vështirë në të cilën është duke kaluar vendi ynë si rezultat i pandemisë me COVID-19”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori