Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSh), kanë reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, për mosparaqitjen e tij në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi.
KPK dhe ZKPSh ka thënë se zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas shijeve, interesave dhe nevojave të kryeministrit.
“Me rastin e deklaratave të sotme publike të dhëna nga Kryeministri Albin Kurti, për mosparaqitjen e tij në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit, përkitazi me dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore, edhe pse Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar urdhër për paraqitjen e tij në prokurori, Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, rikujtojnë se zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas shijeve, interesave dhe nevojave ditore të Kryeministrit në detyrë, duke dhënë deklarata jashtë parimeve bazë të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.
Sipas KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit, këto deklarime përbëjnë vetëm pikëpamje dhe botëkuptime personale që ka ai për sundimin e ligjit, sepse veprimet për zbatimin e ligjit janë detyrim, jo vetëm për sistemin prokurorial, por edhe kryeministrin, Qeverinë, por edhe për cilindo institucion tjetër dhe qytetar të vendit.
“KPK dhe ZKPSh, potencojnë se deklaratat e dhëna në vazhdimësi nga Kryeministri Kurti e dëmtojnë seriozisht funksionimin e institucioneve demokratike dhe kanë për qëllim minimin e angazhimit të Prokurorit të Shtetit në përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e KPK dhe ZKPSh.
Tutje në reagim thuhet se pa marrë parasysh përpjekjet për degradimin e organeve kushtetuese nga ana e kryeministrit Kurti, KPK dhe Prokurori i Shtetit inkurajojnë dhe mbështesin fuqishëm Prokurorinë Speciale për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore të saj, siç janë hetimi, ndjekja dhe ndriçimi i secilit rast penal që bie në kompetencë të saj, me qëllim të ngritjes së moralit dhe forcimin e detyrimit për respektimin e ligjit në vendin tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllet seanca konstituive, ende pa filluar

Limaj: Ishte qëndrim korrekt për të gjetur rrugë

Prokuroria del me detaje tjera: I mituri dyshohet se ekzekutoi zyrtarin policor, të tjerët e moshës madhore e përcollën

Arrestohen tre persona të dyshuar për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë

Abdixhiku: Nuk ka kompromis me Vetëvendosjen – zgjedhja e kryetarit të Kuvendit kërkon shumicë

Dështimi i seancës, Krasniqi: Situatë e paprecedent

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas fitores së Gjestit, Xheneta Fetahu: Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë

“Dje, sot dhe nesër” - Egli poston videon e parë me Gjestin pas daljes nga Big Brother

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres