LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski-Shmyhal: Admirojmë guximin me të cilin ukrainasit mbrojnë lirinë e tyre

Kovaçevski-Shmyhal: Admirojmë guximin me të cilin ukrainasit mbrojnë lirinë e tyre

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka njoftuar se ka biseduar në telefon me kryeministrin e Ukrainës, Denys Shmyhal, të cilit i ka thënë mes tjerash se Maqdonia e Veriut si pjesë e NATO-s do t’i ndihmojë Ukrainës në këtë krizë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“I përcolla se bashkë-ndjejmë me Ukrainën dhe në të njëjtën kohë admirojmë guximin me të cilin ukrainasit mbrojnë lirinë e tyre dhe sovranitetin e shtetit”, shkruan Kovaçevski.

Kovaçevski thekson që ka njoftuar homologun ukrainas se Maqedonia e Veriut pajtohet me politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë të vendeve anëtare në BE dhe NATO.


“Jemi të gatshëm të pranojmë qytetarët e Ukrainës nëse ata kërkojnë strehim të përkohshëm në vendin tonë dhe mbetemi në kontakt për të gjitha aktivitetet e ardhshme për mbështetje dhe ndihmë”, ka shkruar mes tjerash Kovaçevski. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Kalo në kategori