LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Pensionet do të vazhdojnë të rriten, ju keni gjithë respektin dhe mbështetjen tonë

Kovaçevski: Pensionet do të vazhdojnë të rriten, ju keni gjithë respektin dhe mbështetjen tonë

Ju keni respektin dhe mbështetjen tonë të plotë. Komunikimi ynë i hapur dhe i rregullt me ​​pensionistët vazhdon, sepse ne nuk ikim nga problemet por gjejmë zgjidhje. LSDM-ja vetëm për një vit e gjysmë i rriti pensionet për 24%, pensionet do të vazhdojnë të rriten, qëllimi ynë është që çdo pensionisti t’i sigurojmë jetë dinjitoze dhe të denjë, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në takim me pensionistë nga komuna e Karposhit .

“Askush nuk duhet të manipulojë pensionistët, bashkëqytetarët tanë më të vjetër që ndërtuan këtë vend duhet të kenë kushte për një jetë dinjitoze dhe ne si Qeveri dhe shumicë parlamentare ua bëjmë të mundur. Prandaj, ne do të vazhdojmë me kujdes të vërtetë për kolegët tanë pensionistë.

Jo vetëm për pensionet, por edhe për politikat e tjera. Ne i kuptojmë nevojat e pensionistëve dhe jemi të gatshëm të diskutojmë të gjitha kërkesat e tyre. Po përgatisim edhe një paketë të re masash ndihme, për të cilat do të japim informacione të mëtejshme.


Së fundi, synimi ynë për një shtet evropian do të thotë standard evropian i jetesës dhe pensione evropiane”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori