Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, ka kërkuar largimin nga klubi dhe këtë e thotë Niko Kovac.

Polaku ka qenë i lidhur me largimin, ndërsa më të interesuarit për të mbeten Real Madridi.


"Ai nuk do të largohet nga klubi dhe ketë e them me siguri, pasi nuk duam ta shesim.

GettyImages 860193556 Robert Lewandowski (Getty Images )

"Është e vërtetë se Robert dëshiron të shkonte diku tjetër, por me atë që do ai dhe atë çfarë duam ne, janë gjëra të ndryshme”.

"Ne jemi ata që vendosin dhe Robert ka një kontratë këtu, edhe pse nuk e di kur përfundon".

“Ai do ta përmbushë këtë marrëveshje për aq kohë sa të jetë e mundur", ka thënë trajneri Kovac.

GettyImages 823734744 Lewandowski kërkon largimin (Getty Images)

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit ka qenë i lidhur me Real Madridin.

Kontrata e tij me bavarezët është e valide deri në vitin 2021. /Telegrafi/

telegrafi sport app