Ylli televiziv Kourtney Kardashian ka shfaqur barkun e saj të shtatzënisë në vetëm një set sytjenash lëkure dhe të brendshme për realizimin e kopertinës dixhitale të tetorit “Vanity Fair Italy”.

Motra e Kardashianëve është vetëm pak ditë para se të mirëpresë fëmijën e saj të katërt, këtë herë me bashkëshortin e saj Travis Barker.


Tani Kourtney, 44 vjeçe, ka pozuar për edicionin e tetorit të “Vanity Fair Italy”, duke treguar barkun e saj të fryrë teksa ajo i afrohet datës së lindjes, shkruan DailyMail.

1 24 Kourtney Kardashian/The Sun

Kourtney mahniti vetëm me një sytjena lëkure të zezë dhe të brendshmet e saj, duke vënë në pah barkun e saj masiv të shtatzënisë nën një vello të madhe të zezë.

Personaliteti televiziv kishte unaza argjendi në gishta dhe vathë të ngjashëm me prerjen e saj të shkurtë të flokëve me ngjyrë të zezë, të lagur.

33 4 Kourtney Kardashian/Instagram

Kourtney shfaqi një grim të plotë glamoroz dhe një shprehje të zjarrtë për kamerën teksa zbukuronte kopertinën e revistës së famshme.

I rishpërndarë në faqen zyrtare në Instagram të Vanity Fair, postimi shkruhej: "Pas dy vitesh përpjekjeje, ajo mbeti shtatzënë natyrshëm në moshën 44-vjeçare. Dhe atyre që kritikojnë shtatzëninë në moshën e saj, Kourtney Kardashian Barker u përgjigjet: "Ato komente nuk bëjnë". Unë thjesht them: si mund ta vësh në dyshim planin e Zotit?

“Sepse kështu e shoh këtë shtatzëni, e cila erdhi kur Travis dhe unë as që po e mendonim më dhe një vit pasi ndaluam IVF-në”. /Telegrafi/

66 Kourtney Kardashian/Instagram

44 3 Kourtney Kardashian/Instagram

55 Kourtney Kardashian/Instagram