LAJMI I FUNDIT:

Kotzias do të publikojë 33 dokumente të deklasifikuara për propozimet e qeverive të kaluara për emrin e Maqedonisë

Kotzias do të publikojë 33 dokumente të deklasifikuara për propozimet e qeverive të kaluara për emrin e Maqedonisë

Mediat greke përcjellin se ministri i jashtëm, Nikos Kotzias nesër do të prezantojë 33 dokumente që pritet të jenë “bombë” e vërtetë, ndërsa janë në lidhje me mënyrën në të cilën janë zhvilluar negociatat për emrin nga qeveritë paraprake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri grek për Punë të Jashtme ka kërkuar deklasifikimin e dokumenteve që kanë qenë sekret shtetëror, që të kuptojë publiku se cilët kanë qenë propozimet e qeverive të kaluara gjatë negociatave për kontetsin e emrit me Maqedoninë. Kotzias ka arritur të pranojë deklasifikim të 33 dokumenteve të tilla, që datojnë nga viti 1992 e deri më tani.

Sipas burimeve të MPJ-së greke, procesi i tillë është plotësisht i ligjshëm. Deklasifikimi i dokumenteve dhe fakti se ata mund të publikohen, ka qenë shkaku pse ish ministrja e jashtme e Greqisë, Dora Bakoyannis ka humbur qetësinë dhe vrullshëm ka sulmuar ministrin aktual Nikos Kotzias./Telegrafi/