LAJMI I FUNDIT:

Kotzias sot arrin në Shkup, intensifikohen bisedimet për çështjen e emrit

Kotzias sot arrin në Shkup, intensifikohen bisedimet për çështjen e emrit

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kozias sot duhet të arrijë në Shkup, ku do të realizojë takime me krerët shtetëror në Maqedoni.

Kotzias me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, kanë planifikuar të bisedojnë për pozicionet e të dyja palëve, pas shkëmbimit të Maqedonisë dhe Greqisë të projekt-marrëveshjeve për çështjen e emrit, për të cilën Dimitrov tha se kanë dallime njëra prej tjetrës, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Është e sinqertë të themi se ka dallime dhe shpresojmë se nëse së bashku mendojmë për një qëllim, do të kemi sukses që ato dallime t’i kalojmë”, tha Dimitrov.

Kryeministri Zoran Zaev, vërtetoi arritjen e projekt-marrëveshjes nga pala greke në Maqedoni dhe vlerësoi se këto janë mjete që mundet t’a ndihmojnë procesin e bisedimeve, por elementi kryesor do të jetë propozim-projekt-marrëveshja ndërkombëtare për emrin që duhet të vijë nga ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz.

Kryeminstri Zaev theksoi se projekt-marrëveshja e Maqedonisë ka më shumë formulime ndërkombëtare, sepse për çështjen e problemit të emrit duhet, gjerësi, çështja e identitetit, kodet dhe të ngjajshme si këto. Ai shtoi se ato janë vendosur në forma të ndryshme, ashtu siç janë vendosur edhe nga pala greke.

Dimitrov dhe Kotzias me 30 mars në Vjenë do të kenë mbledhje të re për çështjen e emrit, me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara Matthew Nimetz.

Sipas mediumeve greke pas propozimeve të dorëzuara nga të dyja palët, bisedimet kanë hyr në fazën përfundimtare.

Sipas gazetës online greke “Proto tema” shkruan se Greqia pret që në bisedimet e radhës në Vjenë, mes shefave të diplomacisë së të dyjave vendeve në takim me Matthew Nimetz, pritet të ketë presione. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori