LAJMI I FUNDIT:

Kotzias: Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë me Marrëveshjen e Prespës

Kotzias: Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë me Marrëveshjen e Prespës

“Shpresoj që gjithçka të jetë në rregull me marrëveshjen e Prespës, pasi në të kundërtën ata që besojnë në zgjidhje të lehta, do ta shohin se sa të vështira mund të bëhen punët”, tha dje ish-ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias.

Në lidhje me dorëheqjen e tij, Kotzias tha se është masë e ndershme pas ofendimeve dhe akuzave që janë bërë në drejtim të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Kotzias, për ofendimet dhe akuzat “ekzistojnë interesa, por ka edhe normalitet”.


“Kërkoni nga kryeministri i vendit që ta publikojë dorëheqjen time që është nëntë faqe dhe nëse dëshiron mund të publikohet. Por, të jap dorëheqje për shkak të arsyeve që kam theksuar dhe të thotë se është e pakuptimtë …, vërtetë kjo është e pakuptimtë”, tha Kotzias.

Sipas disa informacioneve Kotzias ka dhënë dorëheqje për shkak të akuzave nga ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos, për udhëheqjen e MPJ-së dhe fonde të fshehta./Telegrafi/

Dorëhiqet Kotzias, udhëheqjen e MPJ-së greke e merr Tsipras
Lexo po ashtu Dorëhiqet Kotzias, udhëheqjen e MPJ-së greke e merr Tsipras