Shoqata e botuesve të Maqedonisë dje ka ndarë çmimet për botimet më të mira mes dy panaireve. Ata zgjodhën: Vlladimir Martinovski - profesor universitar, Simona Grujovska Maxhoska - Instituti për gjuhë maqedonase "Kërste Misirkov", Petar Andonovski - shkrimtar, Nikolla Vojnov - drejtor kreativ në New Moment dhe Nina Stefanova - gazetare në TV Telma, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndër çmime tjera që u ndanë ishin edhe: çmimi për edicionin më të mirë, autori vendas më i mirë ishte Kosta Petrov, libri më i mirë për fëmijë, edicioni më kreativ dhe çmime tjera.


Shoqata e botuesve të Maqedonisë për herë të parë i ndau këto çmime, me idenë që të çmohen puna e botuesve dhe të ngritet dhe mbështetet kualiteti i prodhimtarisë së librave./Telegrafi/