Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit për Energjinë, Artur Lorowski, gjatë një diskutimi me Komisionin për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës ka thënë se është duke bashkëpunuar me qeverinë aktuale për hartimin e energjisë për vitin 2022-2030, derisa shtoi se janë duke punuar edhe për projektin e gazit, i cili sipas drejtorit të komunitetit për energjinë, importi nga Rusia tashmë është ndaluar dhe se duhet të rishikohen politikat e këtij projekti.
“Siç e dini, funksionimi i duhur i tregut të energjisë elektrike dhe gazit është në qendër të interesave të Komunitetit të Energjisë. Prandaj po mbaj shënime nga komentet e pakta për bashkëpunimin në këtë drejtim me vendet fqinje. Sekretariati i Komitetit të Energjisë është duke i shqyrtuar rastet të cilat ju i keni trajtuar, dhe pas analizës së këtyre rasteve, ne jemi të gatshëm për të marrë në konsideratë veprime të mëtejshme në këtë drejtim, në mënyrë që të sigurohemi që tregu i energjisë elektrike në mënyrë specifike të mund të funksionojë në nivel rajonal në mënyrën e duhur”, tha Lorowski.
Ndërsa kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka thënë se Kosova është duke u përballur me ndërhyrjet e Serbisë të cilat po i bën në veri të Kosovës duke keqpërdorur energjinë në atë pjesë.
“Sfidat që jo lehtë po i kalojmë pikërisht për shkak të specifikave gjeografike dhe pikërisht për shkak të specifikave të disa shteteve përreth siç është rasti i Serbisë ku kemi definitivisht një ndërhyrje të pazakontë në tërë sistemin energjetik të vendit duke e bllokuar dhe sabotuar në shumë linja procesin e mbarëvajtjes dhe furnizimit por edhe shkëmbimit ndërshtetërorë me vendet ndërkombëtare”, deklaroi Shala.
Anëtari i këtij komision nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka ngritur shqetësimin që Serbia po e keqpërdor rrymën në veriun e Kosovës. Ai shtoi se për projektin e gazit kanë diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës, por që sipas tij, qeveria e ka neglizhuar këtë projekt.
“Kemi shumë pengesa nga fqinji ynë Serbia, duke filluar nga veriu i Kosovës, integrimi i asaj pjese të energjisë dhe mbikëqyrja… Qeveria e ka neglizhuar sa i përket procesit të gazit kemi pasur një buxhet nga MCC-ja, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës… edhe ajo mbështetje e dhënë prej 200 milionë që u dha, edhe ajo është e mirëseardhur por nëse ne ndahemi nga komiteti apo interesi i rregullave të Bashkimit Evropian të komitetit për energjinë ku do të shkojmë”, tha Lekaj
Por kësaj deklarate iu është kundërpërgjigjur deputeti Driton Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje i cili ka thënë se qeveria nuk e ka neglizhuar idenë për projektin e gazit
“Nga ideja e gazit, por ta themi kështu, mundësisë që gazin ta kemi si një nga opsionet e energjisë dhe diverifikimit si potencial të ardhshëm, mirëpo në situata aktuale kur çmimi i gazit ka shkuar jashtëzakonisht shumë lartë por edhe duke pasur parasysh që në Kosovë nuk kemi infrastrukturë të gazit, nuk kemi kapacitete për mundësinë që ta kemi gazin këtu, Qeveria e Kosovës bashkë me MCC-në, e kanë negociuar atë fond i cili ka qenë i planifikuar por i menduar fillimisht për sjelljen e gazit në Kosovë drejt një investimi tjetër i cili është në energjinë, i cili akumulohet në bateri të cilat do t’ua mundësojnë akumulimin e energjisë e cila prodhohet në Kosovë sidomos në ato periudha kohore kur ne prodhojmë energji që në njëfarë forme e tejkalon nevojën e konsumit të brendshëm, dhe në vend që ta eksportojmë si energji ne kemi mundësi ta akumulojmë dhe të tillën energji ta shfrytëzojmë në periudha të caktuara sidomos gjatë ditës me qellim që t’i mbulojmë nevojat e tregut dhe të kemi një furnizim të qëndrueshëm dhe stabil të qytetarëve tanë dhe afaristëve, kjo është marrëveshja që është bërë me MCC-në… Edhe njëherë po e potencoj Qeveria e Kosovës nuk i ka mbyllur rrugën gazit, është e hapur dhe unë mendoj që një çështje të tillë do të jetë pjesë e strategjisë së energjisë e cila së shpejti do të publikohet për diskutim publik por së shpejti edhe e miratuar besoj”, tha Hyseni.
Sipas zyrtarëve qeveritarë, objektivi i parë i programit Kompakt me MCC është ruajtja e energjisë që do të mbështetë sigurinë energjetike të Kosovës dhe tranzicionin në një të ardhme më të pastër të energjisë. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës