Tragjedia ka ndodhur sot rreth orës 13.00 në qytetin e Dietikonit, kur bashkëshorti 28 vjeçar ishte me gruan e tij 24 vjeçare dhe fëmijën e tyre 3 vjeçar në parkingun e shitores “Toys are US”, informon INA.

Policia informoi se pas një zënke midis çiftit, bashkëshorti ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë ndaj bashkëshortes së tij, duke e lënë të plagosur dhe në gjendje kome. Më pas 28 vjeçari ka shprehur armën në kokën e tij. Njësitet e emergjencës menjëherë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por që 28 vjeçari ka ndërruar jetë nga plagët e rënda.


Autoritetet e emergjencës në Dietikon njoftuan se bashkëshortja e plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagës së rëndë. Fëmija 3 vjeçar menjëherë është marrë dhe i është dërguar familjarëve të tjerë.

Autoritetet hetimore zvicerane njoftuan se sipas informacioneve paraprake vrasja ka ndodhur për shkak të konfliktit të xhelozisë midis këtij çifti. /Telegrafi/