LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët, në vendin e tretë për pajisje me pasaportën austriake

Kosovarët, në vendin e tretë për pajisje me pasaportën austriake

Gjatë vitit 2017, pasaportat austriake i kanë marrë 9271 persona , që është 7.5 për qind më shumë se një vit më parë.

Më së shumti të natyralizuar ka pasur nga komuniteti boshnjak,  me 1300 persona, pastaj turqit 779 dhe në vendin e tretë për nga marrja e nënshtetësisë austriake vijnë kosovarët, me 664 sish. Serbët, me 557 të natyralizuar, janë në vendin e katërt, shkruan Heute.at, transmeton Telegrafi.

Më shumë se një e treta e të natyralizuarve, ose 35 për qind, janë njerëz që janë të lindur në Austri ndërsa 37 për qind të tyre janë më të rinj se 18 vjeç.


Nga viti 2003 që me 45.112 “austriakë të rinj” konsiderohet rekord absolut, numri i të huajve që kanë marrë pasaportën austriake ka shkuar  vazhdimisht në rënie.

Kështu, në vitin 2010 ky numër kishte rënë në 6190, që është po ashtu ekstremi tjetër.

Nga viti 2011 pastaj ka filluar një ngritje e ngadalshme (6754), për të mbërritur në vitin 2017 në 9271. / Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori