Futbollistja me famë botërore, Kosovare Asllani, gjatë vizitës së saj në Kosovë në kuadër të shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë, ka marrë pjesë edhe në një aktivitet të UNICEF-it në bashkëpunim me FFK-në, me futbollistet e reja në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ajo për disa minuta ka luajtur një ndeshje futbolli, duke i dhënë shpresë e motiv vajzave të reja që ta ndjekin ëndrrën e tyre përmes futbollit.
Ajo paraprakisht së bashku me nënkryetarin e FFK-së, Bakir Burri, zv/ministren e Sportit, Daulina Osmani dhe ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund vendosen buqeta lulesh tek shtatorja e Legjendës, Fadil Vokrri.
Pas hyrjes në stadium, Kosovarja u emocionua nga duartrokitjet dhe ovacionet e futbollisteve të reja, teksa u shpreh se ende nuk po beson se ndodhet në Kosovë në këtë ditë kaq të veçantë për popullin shqiptar.
Pasi luajti për disa minuta së bashku me vajzat e reja kosovare, ajo më pas iu përgjigj pyetjeve të disa prej futbollisteve të pranishme, duke dhënë njëherësh mesazhe që ato të punojnë pa u ndalur në realizimin e ëndrrave të tyre dhe për të bërë diçka për vendin e tyre.
“Ju ftoj që gjithnjë të luani me kënaqësi dhe pasion futboll, sepse është një sport që të ofron ndjenjë të jashtëzakonshme. Mos u dorëzoni asnjëherë, edhe atëherë kur nuk shkon siç e mendoni ju. Punoni parreshtur që të keni sukses”, u ka thënë ndër të tjera vashave të reja dardane ish-futbollistja e Real Madridit, tani pjesë e AC Milan, Kosovare Asllani.
Ajo tutje ka treguar se në fillimet e saja në futboll është paragjykuar dhe ka pasur vështirësi, por çdo gjë e ka tejkaluar falë mbështetjes së prindërve të saj dhe dashurisë së madhe që ka pasur për futbollin.
“Edhe unë si fëmijë kur kam nisur të luaja futboll jam paragjykuar. Madje ka pasur edhe familjarë që më thoshin se futbolli nuk është për vajza por për djem. Edhe mësuesit në shkollë më thonin pse nuk po merresh me ndonjë sport tjetër, sepse me futboll nuk mund të arrish. Mirëpo nuk jam dorëzuar asnjëherë dhe me përkrahjen e prindërve kam arritur t’i thyejë barrierat dhe të bëjë karrierë shumë të suksesshme”.
“Prandaj, nëse keni dëshirë e pasion për futbollin, atëherë patjetër duhet të luani dhe ta ndjekni ëndrrën tuaj”, ka shtuar Kosovarja para futbollisteve të reja në fushën e gjelbër të stadiumit “Fadil Vokrri”.
Pas këtij aktiviteti, futbollistja e Kombëtares së Suedisë, është pritur edhe nga krerët e institucioneve të shtetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës