Institucionet e sigurisë së Serbisë, të udhëhequra nga shërbemi sekret serb, kanë shtuar agresivitetin e tyre ndaj opozitës në Serbi si dhe Kosovë.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se burime ndërkombëtare të sigurisë, kanë ngritur alarmin për një inskenime të rënda të planifikuara nga shërbimet sekrete serbe, për të vrarë ndonjë çift të moshuar në vendbanimet me shumicë serbe apo realizuar ndonjë sulm terrorist ndaj fëmijëve serbë, me qëllim të largimit të vëmendjes nga zhvillimet në Serbi, si dhe fajësimin e Kosovës.
“Lidhur me këto indikacione, janë informuar edhe strukturat e sigurisë në Kosovë”, ka thënë i njëjti burim.
Qëllimi kryesor i këtyre inskenimeve të shërbimeve sekrete serbe, është adresimi i kërkesave të Aleksandar Vuçiq, për të tërhequr vëmendjen nga vjedhja e votave në zgjedhje, protestat, kërkesat për hetim ndërkombëtar, si dhe presonin ndërkombëtar në rritje në lidhje me veprimet destabilizuese të Serbisë në rajon, të cilat kulmuan me sulmin terrorist në veri të Kosovës, më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.
Më qëllim të përhapjes së frikës ndaj opozitës dhe të gjithë atyre që mendojnë ndryshe, shërbimi sekret serb, më 4 janar të këtij viti arrestoi dhe rrahu brutalisht politikanin serb Nikola Sanduloviq.
Media të caktuara serbe, filluan që të raportojnë për kinse frikën e serbëve lokalë në Kosovë, në prag të festimit të Krishtlindjes ortodokse serbe, nga “sulmet e mundshme”, duke aluduar te shqiptarët.
Institucionet e Kosovës, në shenjë të vullnetit të mirë, kanë lejuar vizitën e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), me qëllim të festimit të Krishtlindjes ortodokse. Shqiptarët në Kosovë historikisht kanë treguar tolerancë të gjerë ndërfetare, duke festuar së bashku festat fetare dhe uruar komunitetet tjera.
Në anën tjetër, qarqet serbe, në vazhdimësi i kanë parë fesat fetare, si një mundësi për të inskenuar raste të ndryshme, me qëllim të provokimit të situatës së sigurisë dhe propagandimit kundër Kosovës. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit