Kosova po bëhet një vend atraktiv për turistë të huaj, veçanërisht Prishtina. Vitin e fundit numri i vizitorëve nga vende të ndryshme të botës në Kosovë është rritur rreth 90 për qind. Gjatë vitit 2023 numri i net-qëndrimeve të vizitorëve vendorë dhe të jashtëm ishte 1 milion e 523 mijë ose 86 për qind rritje krahasuar me vitin 2022.
Kryeqyteti shënon numrin më të madh të vizitorëve sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), me burim nga strukturat akomoduese. Ndërsa numrin më të madh të netëve të qëndrimit nga vizitorët ka shënuar Peja me 678 mijë e 899 net-qëndrime.
Vendi është bërë atraktiv për vizitor nga rajoni, Evropa dhe Japonia.
Turisti nga Japonia i cili ka qëndruar për vizitë këto ditë në Prishtinë, Charles thekson për KosovaPress se Kosova ka vende të bukura dhe njerëzit këtu janë miqësorë.
Po ashtu një turist tjetër thekson se një mik i tij ia ka rekomanduar Kosovën dhe pastaj ka ardhur për të vizituar. Ai shton se Kosova është e bukur me njerëz shumë të dashur e miqësor.
Sipas Unionit të Turizmit rol të madh në promovimin e vendit tonë luajnë institucionet për shkak se duhet të ndajnë buxhet më shumë dhe të kenë prioritet turizmin. Për këtë arsye unioni bënë apel institucioneve që të rrisin fondin për turizmin për shkak që është një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë dhe punësimit të këtij vendi.
Ndërsa, kryetari i unionit të turizmit, Baki Hoti shprehet për KosovaPress se një vizitor për të qëndruar 24 orë është e paraparë mesatarisht që të shpenzon rreth 150 euro, duke përfshirë akomodimin, ushqimin dhe gjëra të tjera. Sipas tij, sa më shumë që të ketë vizitorë aq më shumë dhe pozitive do të ketë të hyra në biznese dhe në shtet.
Ndërsa, nga Ministria për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti thonë për KosovaPress se së shpejti Republika e Kosovës do të ketë logon dhe sloganin e saj zyrtar të turizmit, pasi që përmes këtyre simboleve synohet të zhvillohet turizmi gjatë viteve të ardhshme.
Po ashtu sipas MINT-it, jo vetëm si një forcë enorme për punësim e zhvillim ekonomik, por edhe si një mundësi për të ndërtuar një imazh të shtetit më të ri në Evropë, i cili promovon vlerat unike të Kosovës.
Sipas kësaj ministrie, Kosova, gjithashtu, do të promovohet edhe përmes panaireve ndërkombëtare, ku marrin pjesë operatorë turistikë, me mbështetje nga MINT/ KIESA, të cilët promovojnë dhe shesin oferta turistike për Kosovën, përmes Regjistrit të turizmit,-si platformë elektronike që ofron informacion për subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e turizmit në Republikën e Kosovës, përmes platformave digjitale, ‘Fam Tripeve’ dhe të tjera të ngjashme.
Edicioni i tretë i Panairit Ndërkombëtar i Turizmit, “Kosova 2024” do të mbahet me 12-13 prill, ku do të ketë mbi 300 kompani ekspozuese që do të prezantojnë produktet e tyre nga 15 shtete evropiane. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe