LAJMI I FUNDIT:

Kosova veç po e shton importin e mallrave nga Serbia

Kosova veç po e shton importin e mallrave nga Serbia

Duket se ftesa që Oda Ekonomike e Kosovës po iu bën qytetarëve të Kosovës për konsumimin e prodhimeve serbe, ka filluar të japë efektin e saj, pasi importi i mallrave serbe në Kosovë është rritur vitin e kaluar.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Doganave të Kosovës, vitin që lamë pas në Kosovë janë importuar mallra të produkteve serbe në vlerë prej 372 milionë euro, ndërsa përmes rrugëve ilegale shifrat jozyrtare përllogariten të sillen nga 100 deri në 200 milionë euro, me çka e importi rritet në afër 600 milionë euro. Kurse, eksporti i produkteve të Kosovës në Serbi gjatë vitit 2015 ishte 27 milionë euro.

Edhe zëdhënës i Doganave, Adriatik Stavileci, për KosovaPress konfirmon se gjatë vitit 2015 ka pasë rritje të këtij importit – për katër për qind më shumë se në vitin 2014.


Ai po ashtu tha se vetëm për dy muajt e parë të këtij viti, nga Serbia janë importuar mallra në vlerë prej 45 milionë eurove. Kurse, Kosova për këta dy muaj eksportoi në Serbi mallra në vlerë 2.5 milionë eurove.

Nga ana tjetër, institucionet gjegjëse të Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë në gjendje të dinë se sa është edhe vlera e mallrave të importuara përmes rrugëve ilegale. Shifrat jo zyrtare përllogariten të sillen nga 100 deri në 200 milionë euro.

Përndryshe, në përkrahje të importuesve serb në Kosovë, kësaj jave ka dal edhe një herë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i cili përmes një komunikate të përbashkët me Odën Ekonomike të Serbisë, kanë deklaruar se i kanë dërguar një letër organeve të larta të BE-së me kërkesë për parandalim të aktiviteteve të Vetëvendosjes në Kosovë, aktivistët e së cilës po bllokojnë importin e mallrave nga Serbia.

Ndërsa, nënkryetari i OEK-ut, Arif Elshani, ka dalë të enjten kundër këtij qëndrimi, duke e quajtur ketë letër si veprim personal të Gerxhaliut dhe të kontrabanduar në mënyrë të fshehtë. Ai përmes një letre dërguar mediave ka thënë se kjo letër nuk përfaqëson qëndrimin e OEK-ës, duke marrë parasysh se Oda Ekonomike e Kosovës ka menaxhmentin e vet, Këshillin Drejtues, Kuvendin dhe se Gërxhaliu do të duhej të merrte miratimin para se të bëjë një veprim të tillë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme

Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kalo në kategori