Kombëtarja e Kosovës U19 ka nisur sot përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Grupit 10 për Kampionatin Evropian 2025, të cilat do të mbahen nga data 13 deri më 19 nëntor në Kosovë, nën organizimin e FFK-së.
Ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Përballë Kosovës do të jenë skuadrat e forta të Spanjës e Austrisë si dhe ajo e Ishujve Faroe.
Megjithatë, optimizmi për një paraqitje dinjitoze dhe rezultate pozitive është i dukshëm si në radhët e stafit teknik, ashtu edhe tek lojtarët.
Në seancën e parë stërvitore, të zhvilluar në Kampin Nacional në Hajvali, përzgjedhësi Adil Maliqi kishte në dispozicion të gjithë futbollistët.
Ai shprehu besim të madh në skuadrën e tij, duke vlerësuar si gjeneratë të artë të lojtarëve, por vuri në pah edhe motivimin për të përfaqësuar Kosovën në shtëpi përballë publikut vendës.
“Atmosfera është shumë e mirë. Të gjithë djemtë kanë ardhur shëndoshë e mirë pa lëndime. Cilësia që kemi është shumë e lartë. Kundërshtarët në grup janë goxha të vështirë, por as ne nuk jemi kundërshtar i lehtë, andaj na presin tri ndeshje shumë të mira dhe jam i bindur që do të triumfojë në fund. Motivimi tek lojtarët është absolut për ta prezantuar atdheun para publikut të vet dhe jam i bindur se ata tifozë që vijnë do të jenë lojtari ynë i 12-të dhe do të na japin një shtysë pozitive, e të cilën mund t’ua kthejmë me performancë në fushë”.
“I vlerësoj kundërshtarët shumë pavarësisht se për kë bëhet fjalë, sepse çdo kombëtare i mbledh futbollistët e saj më të mirë, por ne e kemi një cilësi të hatashme dhe pres shumë nga këta djem. Të gjithë premtojnë shumë, të gjithë janë me kontrata profesioniste në klubet e tyre dhe na pret më të vërtetë një gjeneratë e artë. Besoj se me këtë ekip do ta gëzojmë popullin tonë. Jemi shumë më të fortë se vitin e kaluar. Jo që dua t’i nënçmojë djemtë e gjeneratës 2005, por kjo gjeneratë është më e përpunuar, më specifike dhe gjysmën e djemve i kam pasur edhe vjet dhe ata janë pjekur dhe do të na shërbejnë shumë me eksperiencën e fituar nga viti i kaluar”, deklaroi Maliqi.
Me optimizëm folën edhe Eliot Bujupi, i cili rikthehet për ta ndihmuar Kombëtaren U19 pas përvojës me Kombëtaren A në grumbullimet e kaluara, si dhe futbollisti i Malishevës, Jerin Hadërgjonaj. Ndeshjen e parë Dardanët U19 e zhvillojnë të mërkurën kundër Austrisë.
“Grupi i lojtarëve është shumë i mirë, ashtu sikurse edhe atmosfera. Shpresoj që të kemi sukses të mërkurën. Presim ta fitojmë ndeshjen me Austrinë. Për mua është një eksperiencë shumë e madhe ajo me Kombëtaren A dhe shpresoj që e marrë me veti këtu te U19 dhe po përgatitem të jap maksimumin këtu. Besoj që Austria dhe Spanja kanë shumë respekt për ne, sepse kemi luajtur në Slloveni kohë më parë dhe i kemi pasur dy ndeshje shumë të mira. Shpresoj që do të vazhdojmë me atë nivel të lojës dhe të fitojmë”, deklaroi Bujupi.
Po ashtu edhe ylli i ri i Malishevës, Jerin Hadërgjonaj, ka folur për ndeshjet, duke besuar në sukses.
“Është dita e parë e stërvitjes dhe trajneri dhe stafi teknik na kanë motivuar qysh në stërvitjen e parë. Atmosfera tek lojtarët është shumë e mirë dhe presim rezultate pozitive. Jemi duke u përgatitur mjaft mirë. I kemi pasur edhe disa ndeshje miqësore që na kanë shërbyer dhe shpresojmë të japim maksimumin. Presim vetëm fitore, 9 pikë maksimumin dhe shpresoj se në fund t’i arrijmë objektivat tona”, deklaroi Hadërgjonaj.
Orari i ndeshjeve të Kosovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’:
Kosova – Austria, e mërkurë, 13 nëntor 2024 – ora 15:00
Spanja – Kosova, e shtunë, 16 nëntor 2024 – ora 15:00
Ishujt Faroe – Kosova, e martë, 19 nëntor 2024 – ora 12:00
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
Sporting Lisbona njofton gjigantët evropianë se sa kushton Viktor Gyokeres
Arrestohet sërish Florian Marku, tani në Angli
Elon Musk do të thyente "rregullin e artë" me blerjen e Liverpoolit
Ish-lojtari dëshiron të luajë sërish nën urdhrat e Ruben Amorim - vendimi i takon Man United
Arsenalit i thuhet ta harrojë Nico Williamsin dhe të shkojë për yllin e rivalit të Ligës Premier
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?