Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë fitoren e parë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Dardanët kanë triumfuar 0-1 në udhëtim te Gjeorgjia, falë një goli të shënuar nga Vedat Muriqi.


E ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon të dielën në Prishtinë, ku përballë do ta ketë Kombëtaren e Greqisë.

gjeorgjia kosova9

Duke parë situatën alarmante me pandeminë COVID-19 në vendin tonë, ndeshja do të zhvillohet pa tifozë të shumtë në shkallet e stadiumit.

Megjithatë Telegrafi ka mësuar se në stadiumin 'Fadil Vokrri' do të jenë të pranishëm një numër prej rreth 1000 tifozëve.

kosova sllovenia2 1

Bileta nuk kanë dalë fare në shitje dhe të gjithë ata që do të jenë të pranishëm në këtë takim do të jenë si ftesa, kryesisht për anëtarët e tifo grupit të Kosovës, Dardanët.

Vlen të theksohet se tifozëria fantastike e Kosovës, Dardanët kanë përgatitur një koreografi të bukur për këtë sfidë.

Kosova do të jetë nikoqire e Greqisë të dielën me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/

telegrafi sport app