Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për vitin 2016.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar në vlerë prej 2 479.8 milionë eurosh, ose shprehur në përqindje deficiti tregtar ishte më i lartë për 7.4%, krahasuar me vitin 2015.
Pra, edhe në këtë vit kemi bilanc negativ. Totali i eksporteve në vitin 2016 ishte 309.6 milionë euro, ndërsa totali i importeve ishte 2 789.4 milionë euro. Eksporti mbulon importin për vetëm 11.1%.
Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat kosovare gjatë vitit 2016 me ato të vitit 2015, shifrat tregojnë një rënie vjetore për (-4.8%). Rënie, që ka rritur edhe më tej bilancin negativ tregtar të Kosovës.
Ndërkaq, të dhënat e tregtisë së mallrave për importin e Kosovës në vitin 2016 kanë shënuar një rritje vjetore rreth 5.9%, duke krahasuar me vitin paraprak 2015.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 69,.9 milionë euro, ose rreth 22.6% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 34.0%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania me 4.5%, Holanda me 3.8%, Bullgaria me 3.6% dhe Austria me 2.2%.
Kurse importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 1 202.1 milionë euro, ose 43.1% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 8.0%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.3%), Italia (7.3%), Greqia (4.2%), Polonia (2.7%) dhe Sllovenia (2.2%).
Ndërkaq, gjatë vitit 2016, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s arritën në 144.2 milionë euro, ose 46.6% e eksporteve të përgjithshme, ku kishte një rritje prej 16.6%. Partnerët kryesorë për eksport në vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (13.6%), Serbia (13.3%), Maqedonia (12.5%) dhe Mali i Zi (4.5%).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në vitin 2016 arritën në 753.1 milionë euro, ose 27.0% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-2.1%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (13.9%), Maqedonia (5.6%) dhe Shqipëria (4.2%).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 95.3 milionë euro, ose 30.8%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Kazakistani (12.6), Zvicra (5.4%), Kina (3.8%) dhe India (3.0%).
Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 834.1 milionë euro, ose 29.9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (10.3%) dhe Kina (9.3%). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos