LAJMI I FUNDIT:

Kosova me përqindjen më të lartë të përdoruesve të internetit në Evropë – rreth gjysma e qytetarëve kanë blerë online brenda një viti

Kosova me përqindjen më të lartë të përdoruesve të internetit në Evropë – rreth gjysma e qytetarëve kanë blerë online brenda një viti

Mbi 97 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë qasje në internet, ku çdo i dyti prej tyre ka blerë online së paku një herë brenda një viti.

Kështu thuhet në Raportin Evropian të Tregtisë Online, prezantuar nga platforma “E-Commerce4All”, ku krahasuar me vendet e CEFTA-së, Kosova ka përqindjen më të lartë të përdoruesve të internetit në Evropë.

Pas Kosovës me 84 për qind është Maqedonia e Veriut, ndjekur nga Serbia me 80 për qind, Mali i Zi me 79 për qind dhe e fundit Bosnja e Hercegovina me 74 për qind.


Për sa i përket tregtisë online, në Kosovë çdo i dyti qytetarë ka blerë në internet, pra 48 për qind, kurse për një periudhë tremujore kjo blerje është 37 për qind.

Blerje të lartë, brenda një viti, e ka edhe Serbia me 48 për qind, pasuar nga Maqedonia e Veriut me 40 për qind, Bosnja e Hercegovina me 38 për qind dhe Mali i Zi me 29 për qind.

Në pyetjen se, sa shpesh bleni online, ky raport tregon se 16 për qind e qytetarëve të Kosovës blejnë deri në 2 herë, 15 për qind deri në 5 herë dhe 3 për qind janë ata që blejnë deri në 10 herë.

Qytetarët e vendeve të CEFTA-së zakonisht harxhojnë deri 50 euro për çdo blerje. Për kosovarët, kjo shumë është 40 për qind, deri në 500 euro është 22 për qind, kurse rreth 1,000 euro është vetëm 2 për qind.

Në fund, raporti tregon se 98 për qind e qytetarëve në Kosovë blejnë online nga shitësit vendor. Vetëm 8 për qind e tyre thonë se blejnë nga shitësit e vendeve jo-evropiane, 5 për qind nga shitësit në të gjithë botën, 4 për qind nga shitësit brenda vendeve të Bashkimit Evropian, ndërsa vetëm 1 për qind nga ato vende jo të specifikuara.

Partner për Kosovë i platformës “E-Commerce4All” është Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (STIKK). /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Valicon: Përzgjedhen fituesit për sondazhin parazgjedhor 2025 dhe shërbimet bankare

Valicon: Përzgjedhen fituesit për sondazhin parazgjedhor 2025 dhe shërbimet bankare

Ekonomi
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Kalo në kategori