LAJMI I FUNDIT:

Kosova pa strategji për linjitin

Kosova pa strategji për linjitin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Muhamet Mustafa, foli për interesin publik për të dhënë një licencë për hulumtimin e rezervave minerale të thëngjillit që gjenden në Kosovë, dhe në bazë të këtyre hulumtimeve siç tha ai eventualisht të zhvillohen operacione biznesore lidhur me përdorimin e linjitit.

Mustafa tha se duhet të ndërtojmë një strategji afatgjate për atë se çfarë duhet të bëjmë me linjitin në Kosovë, dhe si mund ta përdorimin linjitin në Kosovë për zhvillim të qëndrueshëm.

“Na kemi strategji minerare por për lignit nuk kemi, se strategjia minerare nuk i ka trajtuar veç e veç këto”, tha ndër të tjerash Mustafa në rtv21.


Ndërkohë, sot në Kuvendin e Kosovës do të diskutohet për kompaninë e gjeneralit Wesley Clark, e cila është e interesuar në përpunimin e qymyrit. /Telegrafi/