Kosova pritet të refuzojë çfarëdo ftese për takimin e radhës të Ballkanit të Hapur i paraparë të mbahet më 7 qershor në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Megjithëse, Mali i Zi pritet të ndryshojë qëndrim për këtë iniciativë rajonale me kryeministrin Dritan Abazoviq që ka paralajmëruar se do të jetë pjesë e takimit të Ohrit, në Kosovë nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi.
Në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje mbesin të palëkundur në qëndrimin e tyre kundër Ballkanit të Hapur. Përkitazi me këtë qëndrim janë edhe në Partinë Demokratike të Kosovës dhe shoqërinë civile.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, thotë për KosovaPress se Ballkani i Hapur nuk i ndihmon Kosovës në aspektin ekonomik dhe as të sigurisë, por e fuqizon Serbinë.
Sipas tij, bashkëpunimi rajonal i shteteve të Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet në kuadër të Procesit të Berlinit.
“Jemi kundër (Ballkanit të Hapur) dhe në mbështetje të Procesit të Berlinit. Mendojmë se Ballkani i Hapur nuk ndihmon në aspektin ekonomik të sigurisë dhe procese të tjera Republikës së Kosovës, përkundrazi e fuqizon Serbinë… Kosova ka synim në të ardhmen të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe të jetë në procese të bashkëpunimit të ngushtë me aleancën evropiane. Në këtë kuptim ne e shohim të panevojshëm krijimin e çfarëdo procesi që do të ishte i ngushtë dhe i cili do të shërbente Serbisë”, thotë ai.
Ani pse thotë se Ballkani i Hapur nuk ka shumë dallime me Procesin e Berlinit, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thekson se problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë të natyrës tregtare dhe ekonomike, por politike.
“Në thelb dhe substancë nuk është se ka dallim të madh mes Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur. Dallimi fondamental do të thosha unë është se tek Procesi i Berlinit kemi garancitë evropiane, përfshirjen e drejtpërdrejtë dhe Brukseli e dikton tempon e marrëveshjeve. Mirëpo ne duhet të jemi të qartë se problemi mes Kosovës dhe Serbisë nuk është i arsyes tregtare dhe ekonomike, mirëpo është i natyrës politike… Kemi shumë iniciativa rajonale, shumë prej tyre janë duplikifim i njëra-tjetrës”, thekson Çitaku.
Nga ana tjetër, Arbëresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë për KosovaPress se Kosova nuk duhet t’i bashkëngjitet Ballkanit të Hapur.
“Çfarëdo iniciative, përfshirë edhe Ballkanin e Hapur, e cila vihet si tendencë për të zëvendësuar progresin integrues të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për të anashkaluar Procesin e Berlinit nuk shkon në favor të Kosovës dhe do të ishte e dëmshme nëse bëhemi pjesë e saj.
Ne konsiderojmë se tani veçse kemi mekanizma për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal. Ajo është se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë janë nënshkruese të MSA-së dhe duhet t’iu përmbahen standardeve dhe specifikave që i garanton kjo marrëveshje. Në anën tjetër kemi edhe marrëveshjen e CEFTA, mirëpo që nuk po respektohet nga disa shtete karshi Kosovës…
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nëse i përmbahen marrëveshjes së CEFTA dhe çojnë përpara MSA-në nuk ekziston nevoja për të pasur marrëveshje ose zëvendësime me ide të tjera siç është Ballkani i Hapur”, deklaron ajo.
Në fillim të muajit të ardhshëm do të mbahet takimi i radhës i liderëve rajonal të Ballkanit të Hapur në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Deri më tani, të tri shtetet pjesë e kësaj iniciative kanë nënshkruar disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi mes tyre.
Marrëveshjet e memorandumet e nënshkruara deri më tani kanë të bëjnë me heqjen e kontrolleve kufitare mes këtyre vendeve, për bashkëpunim në lehtësimin e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave, për qasje të lirë në tregun e punës dhe për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore në Ballkanin Perëndimor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025