Kosova ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht Malin e Zi për përfundimin e procedurave të brendshme sa i përket ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit të kufirit.
Pavarësisht se Kuvendi i Kosovës më 21 mars të këtij viti e ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin, në Qeverinë e Malit të Zi thonë së nuk kanë pranuar asnjë njoftim zyrtar nga institucionet e Kosovës.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Qeveria e Malit të Zi thotë se marrëveshja për kufirin shtetëror ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës hyn në fuqi ditën e marrjes së njoftimit të fundit me shkrim të dërguar nëpërmjet kanaleve diplomatike përmes së cilave palët e informojnë njëra-tjetrën për përfundimin e procedurave të tyre të brendshme ligjore.
“Presim që Republika e Kosovës zyrtarisht ta informojë Malin e Zi për përfundimin e procedurave të saj të brendshme të nevojshme për hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshje, duke pasur parasysh se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Malit të Zi.
Procedura e njoftimit është e paraparë me marrëveshjen të cilën e votoi Kuvendi i Kosovës.
Neni 12 i marrëveshjes thotë se ajo hyn në fuqi porsa palët të njoftojnë njëra-tjetrën për përfundimin e procedurave të brendshme.
Për faktin se ende nuk është njoftuar Mali i Zi, zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj ka thënë se ky veprim është çështje procedurale.
Zyra e Kryeministrit i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Ministira e Punëve të Jashtme duhet ta kryej këtë proces.
Drejtori i Organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj rikujton faktin se problemi i krijuar me këtë marrëveshje e kishte bllokuar Kosovën për tri vjet.
Kurse mungesa e komunikimit apo mosnjoftimit të Malit të Zi, sipas Demhasajt, paraqet joseriozitetin e institucioneve të Kosovës.
“Ne si Kosovë i kemi dhënë zor që ta kalojmë marrëveshjen e demarkacionit që menjëherë pastaj të fillojmë me procedurat e rishikimit, siç thuhet, edhe në marrëveshjen që është nënshkruar nga dy presidentët që nënkupton se Kosova menjëherë e njofton Qeverinë e Malit të Zi se është ratifikuar marrëveshja. Pas kësaj duhet të krijohet edhe komisioni i përbashkët i dy qeverive që do të bëjë edhe rishikimin edhe njëherë të vijës kufitare që ta shohim nëse ka pasur gabime apo jo, në mënyrë që kjo vijë kufitare të vendoset përfundimisht”, tha Demhasaj.
Pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, Komisionet Shtetërore për Kufirin Shtetëror midis Malit të Zi dhe Kosovës, sipas marrëveshjes së nënshkruar nga presidentët e të dyja vendeve, pritet që të formojnë një trup të përbashkët të punës i cili do të jetë përgjegjës për të kryer shënimin e kufirit shtetëror mes të dyja shteteve.
Kosova dhe Mali i Zi, kanë nënshkruar marrëveshjen e demarkacionit në Vjenë të Austrisë në vitin 2015. Mirëpo deri te ratifikimi i saj në Kuvend, Kosova kaloj nëpër trazira të ndryshme.
Në atë kohë, opozita kundërshtoi demarkacionin përmes protestave dhe gazit lotsjellës në Kuvend.
Kjo marrëveshje u shndërrua në një ndër kushtet kryesore të shtetit të Kosovës për liberalizimin e vizave dhe nuk u votua nga deputetët deri në momentin kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij malazez, Filip Vujanoviq nxorën një deklaratë të përbashkët e cila parasheh rishikimin dhe përmirësimin e gabimeve eventuale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri