Ndërkohë që shumë qytetarë janë ankuar për mungesë energjie, mbi 27 milionë euro energji elektrike nga Kosova janë shitur në Serbi këtë vit.
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) e themeluar nga konsorciumi turk Limak&Calik, të cilët kanë në pronësi kompaninë për shpërndarjen e energjisë elektrike në Kosovë (KEDS) ka dërguar në shtetin fqinjë sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike. Por nuk japin detaje se për sa megawat apo gigawat orë energji bëhet fjalë.
Gazeta Fjala ka siguruar të dhëna nga Dogana e Kosovës për shkëmbimet mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka gjetur se nga janari deri më tani vlera e energjisë së eksportuar për në këtë vend është 27 milionë euro.
Kjo situatë ka alarmuar Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, kryesuesi i të cilit ka thënë se do të merren me këtë rast.
Kryetari i këtij komisioni Muhamet Mustafa, ka thënë për Gazetën Fjala se do të kërkojnë llogari nga ZRRE gjatë raportimit për eksportin e energjisë elektrike.
“Unë nuk mund ti konfirmoj as komentoj të dhënat që ju keni dhënë por parimisht këto shifra të eksportit po më duken të larta. Ne do të merremi me këto çështje dhe çështjet e tjera pas vitit të ri, kur të na vije zyrtarisht raporti nga ZRRE”, ka thënë Mustafa.
Ndërkaq, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, nuk mohon të kenë eksportuar energji elektrike në këtë shumë për në Serbi, por thotë se eksporti nuk është bërë përmes kompanive serbe.
Sipas tij KESCO si kompani private nuk bën kontrata me vende të caktuara por me kompani të cilat operojnë në vende të ndryshme. Ndërsa këto kompani duhet të jenë të licensuara nga ZRRE dhe të kenë marrëveshje me KOSTT për të ndërmarrë/ushtruar aktivitetin e eksportit të energjisë elektrike.
“Nëse shihet se nga cilat vende janë këto kompani atëherë më poshtë mund ti gjeni informatat e sakta për secilin nga to. Kompanitë qe ushtrojnë aktivitetin e eksportit ne Kosove, në bazë të përqindjes janë: Sllovenia- 38 % të eksportit, Austria – 22 % të eksportit, Bullgaria- 14 % të eksportit, Maqedonia- 8 % të eksportit, Danimarka- 7 % të eksportit, Bosnja – 7 % të eksportit, Të tjerat (Mali i Zi, Çekia, Hungaria etj.) 4 % të eksportit”, ka thënë Buzhala.
Në bazë të kësaj, sipas tij rezulton qe nuk është realizuar aktivitet i eksportit me ndonjë kompani nga Serbia. Megjithatë nuk mohon të ketë shkuar energji elektrike në shtetin fqinjë, shkruan Gazeta Fjala.
Përveç kësaj, në KEDS, nuk përgjigjen se sa është çmimi mesatar për GWH i shitjes së energjisë elektrike në drejtim të Serbisë.
Përse eksporton KEDS rrymë?
Zëdhënësi i KEDS-it shpjegon se importi dhe eksporti janë pjesë e optimizimit të sistemit dhe balancit elektro energjetik.
“Pra, kur kërkesa për energji elektrike është më e lartë se prodhimi vendor, atëherë KESCO importon, ndërsa kur prodhimi është më i lartë se kërkesa për energji elektrike, atëherë KESCO eksporton”.
Sipas tij, në parim, prodhim vendor është i mjaftueshëm për të mbuluar konsumin pas mesnatës (nga ora 00:00-7:00) përgjatë gjithë vitit sikurse jashtë periudhës së ngrohjes, përveç periudhave të riparimeve të blloqeve, kur importi është i nevojshëm për ta mbuluar pjesën e prodhimit që mungon, shkruan Gazeta Fjala.
“Gjatë sezonës së ngrohjes, mungesa/zbrazëtira/gepi ndërmjet konsumit dhe prodhimit mbulohet nga importi”.
“Ngjashëm, për pjesën më të madhe të vitit, konsumi pas mesnatës është më i ulët se prodhimi i brendshëm dhe në këtë situatë teprica duhet dhe eksportohet dhe kjo pjesë e optimizimit të sistemit dhe balancit elektroenergjetik.
Gjithashtu, gjatë periudhave kur nuk është e nevojshme ngrohja dhe kur nuk ka riparime të blloqeve, pjesa e prodhimit mbi konsumin eksportohet”, thotë Buzhala.
Sipas tij bazuar në balancin e aprovuar energjetik të vendit, sasitë e eksportit janë të parashikuara së bashku me vlerën e përafërt të eksportit dhe zbriten nga tarifat në fillim të vitit tarifor.
“Për më tepër, në rast të eksportit më të madh nga ai që ishte parashikuar gjatë 12 muajve paraprak gjithashtu reflektohet si zbritje në procesin e tarifimit”.
Por, qytetarët vështirë të besojnë se KEDS po e thotë të vërtetën, pasi ata në shumë raste janë ankuar për reduktim të energjisë elektrike në kohën kur kjo ndërmarrje proklamonte për riparime në rrjet.
Arsyetimet e KEDS-it se po e ndërprenë furnizimin e rrymë për shkak të punimeve në rrjet, dolën të jenë të pavërteta.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ka gjetur të dhëna se në disa raste KEDS-i ka ndalur energjinë elektrike me arsyetimin se po kryente mirëmbajtjet e planifikuara edhe pse një gjë e tillë nuk është bërë.
“Kanë qenë disa raste kur nuk janë përputhur të dhënat dhe kohëzgjatja e ndërprerjes që është deklaruar por edhe në një vend nuk kanë gjetur ekipin e KEDS-it për të kryer operimet që janë deklaruar”, pati thënë zyrtarja e ZRRE-së, për Klan Kosovën.
Një hetim i tillë ishte kërkuar nga Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, në adresë të së cilit kanë arritur shumë ankesa të qytetarëve për ndërprerje të energjisë elektrike.
Bordi i ZRRE-së ka vendosur që përkohësisht të ndërmarra masa për t’i ndaluar ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike për qëllim të mirëmbajtjeve të planifikuara nga operatori i rrjetit të shpërndarjes (KEDS) dhe ka vendosur të thelloj hetimin në lidhje me të gjeturat fillestare. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Rriten çmimet e shportës, Shahini: Po e dikton importi i lartë
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite