LAJMI I FUNDIT:

Kosova në Kampionatin Botëror të Pingpongut

Kosova në Kampionatin Botëror të Pingpongut

Në Kuala Lumpur të Malajzisë 28 shkurti e deri më 6 mars organizohet Kampionati Botërore Ekipor në Pingpong “Perfect 2016 World Table Tennis Championships”.

Ky kampionati me më se shumti shtete pjesëmarrëse në historinë e ITTF-së më 120 sosh i cili do të organizohet në dy komplekse sportive, Malaëati Stadium dhe Ideal Convention Centr.

Në mesin e shumë shteteve pjesëmarrës në të këtë ngjarje të madhe sportive do të jetë edhe Kosova e cila do të paraqitet me të dy seleksionet e veta më të mira në konkurrencën e Femrave dhe te Meshkujve.
Federata e Pingpongut e Kosovës (FPK), përmes një njoftimi ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kosovës në Kampionatin Botërore të Pingpongut, transmeton KosovaPress.


“Kombëtarja Kosovare në konkurrencën e Femrave e përbëre nga Vlona Maloku, Iliriana Haliti dhe Era Janjeva te udhëhequra nga trajnerja Besire Domaniku, në fazën e parë të kampionatit do të garojnë në Divizionin e 4-te, në grupin “M” se bashku me Indonezinë, Moldavinë, Maritusin dhe Libanin. Në konkurrencën e Meshkujve, Kosovën në këtë Botëror do ta përfaqësojnë Linor Çitaku, Baton Çitaku dhe Ylli Prestreshi, te udhëhequr nga përzgjedhësi Besart Domaniku. Meshkujt do të garojnë në Divizionin e 4-të, në grupin “N” se bashku me Togon, Maritusin dhe Emiratet e bashkuara Arabe”, është thënë në njoftimin e FPK-së.

Sipas këtij njoftimi, në këtë Kampionat Botëror për të ndarë drejtësinë, nga organizatori janë përzgjedhur edhe gjyqtarët me të mire kosovar Abedin Bahtiri dhe Jeton Beqiri që është edhe njëri ndër pesë gjyqtarët më të mirë në botë.

“Përveç garave, në këtë ngjarje botërore sportive, do të organizohen edhe shumë takime vjetore të organizatave sportive të të gjitha niveleve dhe në të gjitha sferat, ndër to duhet theksuar, Kongresin e ITTF-se (AGM), Kongresin e jashtëzakonshëm të ETTU-së dhe Kongresin e Unionit Mediteran. Përfaqësues të FPPK-se në këto takime do të jenë Nehat Çitaku, Kryetar i FPPK-se dhe Afërdita Fazlija, zv. Drejtor i Departamentit te Sportit të Kosovës, si dhe udhëheqësi i delegacionit Fadil Luta, Sekretar i FPPK-së”, thuhet në njoftimin e FPK-së.

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Liga e Kampionëve
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori